Rama batuta me Merkel: Ja çfarë i tha për futbollin dhe PS-në

Shqipëria

Rama batuta me Merkel: Ja çfarë i tha për futbollin dhe PS-në

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 22:29

Jo vetëm tema serioze siç është integrimi në BE apo azilkërkuesit, por edhe batuta e shaka janë shkëmbyer mes kryeministrit Rama dhe kancelares Merkel në këtë vizitë të saj të parë në Shqipëri.

Teksa mbante fjalën e tij në forumin ekonomik që u zhvillua sot pasdite në Tiranë, kryeministri Rama i tregoi kancelares Merkel dashurinë e madhe që shqiptarët kanë për futbollin gjerman. Rama tha se shqiptarët më shumë gëzojnë kur fiton Gjermania se Shqipëria në futboll, dhe për më tepër kur Gjermania fiton kampionatet, ka më shumë shqiptarë të gëzuar sesa kur Partia Socialiste fiton zgjedhjet.

Rama: Kur Gjermania fiton kampionatet, ka shumë shqiptarë të gëzuar

"Kancelare, ne s’kemi koalicion të madh në Shqipëri me partinë simotër të CDU-së, po mos u shqetëso, sepse kur Gjermania fiton kampionatet, ka më shumë shqiptarë të gëzuar sesa kur Partia Socialiste fiton zgjedhjet. Madje, besoj se ne përbë jmë një përjashtim unikal në Europë, sepse kur në nëntor të vitit 1983 u luajt në Saarbrucken, një ndeshje e famshme në grupin eliminator mes kombëtares tonë e Tuajës dhe juve gjermanëve ju duhej medoemos fitorja për të vazhduar më tutje, shqiptarët këtu u hodhën përpjetë nga gëzimi, kur Shqipëria hëngri gol në minutat e fundit dhe humbi ndeshjen," tha Rama.

Vetë kancelarja gjermane u pa teksa buzëqeshte ndërsa dëgjonte fjalimin e kryeministrit Rama për tifozët shqiptarë të futbollit gjerman./E.Duraj/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat