Vizita e Merkel, Topalli: Rama na nderoi, i vuri Kryeministrisë nja strehë të kapur me tela, pa leje

Shqipëria

Vizita e Merkel, Topalli: Rama na nderoi, i vuri Kryeministrisë nja strehë të kapur me tela, pa leje

Më: 9 korrik 2015 Në ora: 13:48

Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli duke folur nga foltorja e parlamentit për vizitën e kancelares Merkel në Tiranë, kritikoi kryeministrin Edi Rama për organizimin, duke përmendur fasadën në hyrje të kryeministrisë, kërpudhën në oborrin e kryeministrisë, pikturat me insekte etj. Duke ironizuar ish-kryeparlamentarja tha “Kryeministri na nderoi”.

“Merkel vizitoi Ballkanin duke filluar nga Shqipëria si vend i NATO-s. Kryeministri na nderoi. Kryeministrisë, i vuri një strehë të kapur me tela të trashë për fasadë, si ato të shtëpisë. Natyrisht pa leje, në kundërshtim me ligjin. Në oborrin e kryeministrisë vuri një kërpudhë si në oborrin e shtëpisë së tij. Në mure i tregonte pikturat me insekte, me miza. Për ta mbyllur lideri porositi pyetjen, por Merkel i tha se lider është demokraci”, tha Topalli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat