Çmimi i naftës ulet në botë, por jo në Shqipëri

Shqipëria

Çmimi i naftës ulet në botë, por jo në Shqipëri

Më: 10 korrik 2015 Në ora: 15:16

Pavarësisht se në tregun botëror çmimi i karburantit po shënon ulje, në Shqipëri ndodh e kundërta.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë njoftoi se, çmimi i karburantit do të vazhdojë rënien në treg, pavarësisht stabilitetit të përkohshëm.

IEA tha sot se, çmimet e ulëta do të vazhdojnë deri në vitin 2016, ndërsa theksoi se tregjet nuk janë në gjendje të absorbojnë sasitë e mëdha të naftës që po prodhohen dita-ditës.

Por, në Shqipëri çmimi jo vetëm që nuk ulet, por në ditë të veçanta pëson edhe rritje. Pavarësisht se në tregun ndërkombëtar ulja e çmimit të naftës po ndodh prej kohësh, në vendin tonë nuk ka asnjë sinjal.

Ndërkohë që dy muaj më parë, qeveria shqiptare paralajmëroi nisjen e një aksioni mbi karburantet për të kontrolluar cilësinë e tregtimit dhe ligjshmërinë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat