Berisha “zbulon” parcelat e Tahirit në Tepelenë

Shqipëria

Berisha “zbulon” parcelat e Tahirit në Tepelenë

Më: 10 gusht 2015 Në ora: 20:07

Sali Berisha ka postuar sot një foto të një parcele si dhe një koment anonim nga Facebook, duke ja servirur ato publikut si prova se janë “Parcela ministrore kanabisi ne Tepelene!”.

“Te dashur miq, ne fotot e meposhtme keni pohimin e shefit te komisariatit te Tepelenes se ky rreth ka tejkaluar disa here Lazaratin e dikurshem per plantacionet e pafundme te kanabisit dhe nje nga parcelat ministrore te kanabisit, siç quhen disa parcelat me te shendetshme me peme qe shkojne deri ne 10-12 kg”, – shkruante Berisha në komentin e tij.

Mirëpo nga foto në fjalë nuk ka asnjë të dhënë se ajo mund të jetë shkruar nga dikush, që sikurse thotë Berisha, është shefi i komisariatit të Tepelenës.

Sidoqoftë, lufta ndaj kanabisit vazhdon të jetë një sfidë serioze për shtetin shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat