Rrëfimi i familjes së kthyer nga Gjermania: Ishte tmerr. Tre muaj e 17 ditë se pamë gjellën me sy, vetëm bukë e sallam na jepnin (Video)

Shqipëria

Rrëfimi i familjes së kthyer nga Gjermania: Ishte tmerr. Tre muaj e 17 ditë se pamë gjellën me sy, vetëm bukë e sallam na jepnin (Video)

Më: 15 gusht 2015 Në ora: 17:58

Bashke me familjen la Kukesin per te jetuar ne Gjermani.


Si te gjithe ata qe moren kete rruge, edhe Astriti shpresonte ne nje jete me te mire.


Por mjaftuan vetem 3 muaj e 17 dite per tu perballur me zhgenjimin.


U rikthyen ne Kukes.


Te diskriminuar, pa para e ushqim te mjaftueshem.


Kjo eshte ajo cfare kujton Astriti per qendrimin si kerkues i azilit.


Koha e qendrimit te tyre ne Gjermani perfundoi shume shpejt.


Zyrat e emigracionit i njoftuan per refuzimin e kerkeses duke u percaktuar edhe afatet e kthimit ne Shqiperi kundrejt ndeshkimeve ne rast te kundert


Astriti ka dhe nje apel per te gjithe ate qe kerkojne te largohen drejt Gjermanise.


Prej fëmijëve se këtu e pashë që me një rrogë s’mund të bëja gjë, me la borxhet e gjërat, shkova për një jetë më të mirë atje por atje kishte qenë më keq se këtu.


Në Shqipëri është shumë më mirë, të paktën bukë e kripë.


Tre muaj e 17 ditë se pamë gjellën me sy, vetëm bukë e sallam, 20 veta.


Neve na kanë ndarë tre sheqera, dy kripë nga një gram, disa nukrema.


Më pyetën për zanat..ishin duke u bërë dy barake, më thanë po e meriton, më pyetën ke ku me i lënë fëmijët? Jo i thashë.


Ne na kanë dhënë 327 euro dhe bukë, gjysmë speci të gjallë dhe një kastravec ..


Ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve, edhe Serbia është më mirë se sa Gjermania”, shprehet ai për ABC News.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat