Asgjesimi i Kanabisit ne Shkoder dhe Lezhe

Shqipëria

Asgjesimi i Kanabisit ne Shkoder dhe Lezhe

Më: 15 gusht 2015 Në ora: 18:42

879 rrënjë bimë narkotike u asgjesuan nga policia e Shkodres në 2 aksione të zhvilluara në fshatin Vilë dhe Benë.

Operacionet antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, solli rezultatin e radhës në korrje për policinë e Shkodres. Në fshatin Vilë, janë gjetur dhe asgjesuar: 3 parcela me 470 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva. Në fshatin Benë, në vëndin e quajtur « Guri Vizë », janë gjetur dhe asgjesuar: 9 parcela me 409 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva. Bimët u asgjesuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Edhe përballë këtyre dy rasteve policia nuk gjeti autor, duke deklaruar se ka nisur puna për identifikimin dhe arrestimin e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal. Ndërkohë në Lezhë, blutë e këtij rrethi asgjesuan 643 rrenje bimë narkotike të dyshuara si kanabis sativa. Blutë kanë ushtuar një kontroll të imtësishëm, në zonën Rras i Butë, komuna Ungrej, Lezhë ku u konstatuan 442 bimë Canabis Sattiva, me gjatësi 80-180 cm. Ne një tjeter operacion të zhvilluar në zonën e fshatit Simon, komuna Kaçinar, Mirditë u konstatuan 201 bimë Canabis Sattiva, me gjatësi 1-2 meter.

Bimët narkotike u gjetën 152 rrënjë në zonën Perroi i Lumthit dhe 49 rrënjë në zonën “Livadhi me Koleqe”. Për të dy rastet në fjalë policia ka nisur punen për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike. Nderkohë Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat