Tatimorët zbresin në terren, 200 biznese ulin qepenin në Korçë

Shqipëria

Tatimorët zbresin në terren, 200 biznese ulin qepenin në Korçë

Më: 7 shtator 2015 Në ora: 22:45

Aksioni kundër informalitetit ka detyruar 200 biznese në tregun e njohur të minoritetit maqedonas në Korçë të mbyllin qepenat. Ata rrezikohen nga konfiskimi, pasi nuk disponojnë faturat e origjinës së mallit. Shkaku i mosdhënies së faturës së origjinës nga grositët shpjegohet me faktin se ata blejnë veshje me tonelata dhe i tregtojnë me pakicë dhe kjo sipas tyre nuk mund të pasqyrohet në faturë. Bashkim Muço, Drejtor i Shërbimeve pranë Tatimeve Korçë thotë se nuk do të tolerohet askush.

Mallrat e disa subjekteve të cilat prej kohësh i shmangeshin detyrimeve tatimore, janë sekuestruar në Vlorë. Ndërsa prej një muaji në këtë qytet janë regjistruar 1 mijë subjekte. Ditën e sotme 80 tatimore kanë zbritur në terren për ndëshkimin e bizneseve që shkelin ligjin.

Në Lushnjë, kontrollet e tatimorëve ishin të befasishme dhe nuk kanë munguar as gjobat. Shumë prej tyre nuk kanë pasur fatura për mallrat, të tjerë nuk ishin të regjistruar në QKR dhe të tjerë nuk ishin të pajisur me kasa fiskale. Shumë prej bizneseve kanë mbyllur qepenat, duke iu shmangur kontrolleve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat