Ambasadorët e Be dhe SHBA zbarkojnë në zyrën e Ramës në Kryeministri

Shqipëria

Ambasadorët e Be dhe SHBA zbarkojnë në zyrën e Ramës në Kryeministri

Më: 8 shtator 2015 Në ora: 14:21

Kryeministrit Edi Rama i është dashur të ndërpresë takimin me të zgjedhurit vendorë, pasi i ëhstë dashur të zhvillojë një takim me disa prej Ambasadorëve të akredituar në Tiranë. Fillimisht në selinë e Qeverisë shqiptare ka shkuar ambasadori amerikan Donald Lu, dhe pas tij takimit me Ramën i janë bashkuar edhe Ambasadorët e Gjermanisë, Italisë, Francës, Britanisë së Madhe, por edhe OSBE-së. Burime qeveritare bënë të ditur se takimi është kërkuar nga diplomatët e akredituar në Tiranë dhe ka të bëjë me reformat që priten të ndërmerren. Burimet konfirmojnë se reforma në drejtësi dhe dekriminalizimi ishin dy nga çështjet e diskutuara mes Ramës dhe Ambasadorëve, të cilët duket se po kërkojnë arritjen e një konsensusi mes pozitës dhe opozitës për miratimin e ligjeve, që konsiderohen thelbësor jo vetëm në procesin e integrimit, por edhe për konsolidimin e shtetit ligjor.
“Shumë faleminderit, ju kërkoj shumë ndjesë por jam në një takim që nuk e anulloja dot. Më vjen shumë keq për këtë. Ju vazhdoni me pjesën e fundit”, ishin fjalët që Rama i ka drejtuar të zgjedhurve vendorë, pak minuta përpara se të presë në zyrën e tij në Kryeministri, Ambasadorët.

Takimi vjen një ditë pasi një deputet i PS-së, Arben Ndoka, ka lënë mandatin e deputetit, ndërkohë që Kuvendi votoi lejen për arrestimin e një tjetër deputeti socialist, Armando Prenga. Duket se Ambasadorët nuk kanë humbur kohë për t’I dhënë një shtysë procesit të dekriminalizimit, për të bindur drejtuesit kryesorë politikë në vend që të largojnë nga grupet parlamentare, deputetët me rekorde kriminale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat