Patozi: Sajmir Tahiri, ministri më i akuzuar nga 1912. Ministri i Brendshëm: Sot 8 herë më pak drogë se në qeverisjen e PD

Shqipëria

Patozi: Sajmir Tahiri, ministri më i akuzuar nga 1912. Ministri i Brendshëm: Sot 8 herë më pak drogë se në qeverisjen e PD

Më: 10 shtator 2015 Në ora: 15:19

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri iu referua raporteve të partnerëve ndërkombëtarë për të rrëzuar akuzat që i janë drejtuar atij për lidhje me trafikun e narkotikëve dhe kthimin e Shqipërisë në një Kolumbi, përsa i takon sipërfaqeve të mbjella me hashash.

“Të dhënat e Guardia di Financës: - sipërfaqe e kultivuar me hashash në vitin 2013 ishte 323 hektarë në Shqipëri, nga të cilat policia deri në shtator kur kjo qeveri ka marrë detyrën kishte shkatërruar vetëm 7.5 %. Janë 932 tonë në 2013-ën! - sipërfaqja e kultivuar në 2015-ën, 44 hektarë nga të cilat policia ka shkatërruar 96 %. Këto janë të dhënat e Guardia di Financës, që janë një ndër partnerët tanë më të rëndësishëm në luftën kundër drogës. Unë nuk jam i lumtur as për këto shifra, sepse fundja, edhe kaq sa është, është problem”, tha Tahiri.

Në vijim ai shtoi se nuk jemi të lumtur për situatën, sikurse nuk jemi të lumtur edhe pse avioni me drogë, për të cilin ju bëtë aq shumë zhurmë kishte fluturuar brenda Italisë”.

“Kjo, sepse ka gjasa që droga të kishte qenë nga Shqipëria”, ka thënë Tahiri duke shtuar se i ka kërkuar prokurorisë që të hapë hetimet mbi akuzat e bëra nga opozita.

"Kur ju nuk keni gjetur kurrë kurajën të shkoni në Prokurori, fëmijët e atij, ish–ministrat, deputetë, të akuzuar dhe nën akuzë nga publiku nga media, nga opozita nuk ka shkuar kurrë në Prokurori të përballen me akuzat në mënyrë të hapur, në mënyrë institucionale, në mënyrë transparente dhe prandaj për opozitën e vetmja alternativë kishte mbetur në atë kohë, dalja këtu dhe kujtesa për ju në mënyrë konstante të shkonit në prokurori dhe t'i hapnit rrugën hetimeve. Të mos mbyllnit hetimet!", u shpreh Tahiri në Kuvend.

Më tej Tahiri i ka cilësuar si absurde edhe akuzat që opozita bën në drejtim të policisë, duke nënvizuar se, “sot kemi një polici të rilindur”, ndërkohë që ka cilësuar po aq absurde akuzat e ish-shefit të antidrogës së Fierit.

Reagimi i ministrit të Brendshëm erdhi pasi deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend tha se Sajmir tahiri është ministri më i akuzuar që nga 1912 për lidhje të frikshme me krimin e organizuar . “Një politikan me dinjitet minimalja që do të bënte është të jepte dorëheqjen. Pork am bindje se ti nuk hje e keqja e madhe, pasi jam shumë i sigurtë se ai që do vijë do të bëjë të njëjtën punë sepse kam bindjen se bandat për prodhimin e hashashit kanë licencë politike”, tha Patozi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat