Patozi-Tahirit: Je ministri më i akuzuar për lidhje me krimin!

Shqipëria

Patozi-Tahirit: Je ministri më i akuzuar për lidhje me krimin!

Më: 10 shtator 2015 Në ora: 18:05

Ka patur një debat të ashpër sot në parlament ndëmrjet deputetit të Partisë Demokratike Astrit Patozi dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Tahiri fillimisht u duk se e vlerësoi Patozin, kur gjatë fjlës së tij u shpreh se : “Më vjen mirë që të paktën ka një njeri të arsyeshëm nga opozita, që flet pa bërtitur, pa u çjerrë, pranoj të ngrini gishtin kundër meje, kundër policisë, nuk ka problem, mjafton të bëjmë një marrëveshje fjale. Në këtë rast, unë do të doja t’ju bëja thirrje të shohim të dhënat në sy se ashtu mund të zgjidhim problemin. Zoti Patozi ju keni qenë kreu i grupit parlamentar të PD dhe u kuptoj të ishit me një qeveri si ajo që ishit. Por unë nuk kuptoj pse nuk keni folur në atë kohë dhe flisni tani”.

Por Patozi nuk e pranoi “lojën” e ministrit për ta konsideruar si në krahun e tij, duke ia kundërvënë Berishës dhe reagoi ashpër, duke thënë: “Zoti ministër, ne të dy kemi një diferencë të madhe sepse unë pres që të vërtetat e mia ti ‘dëgjojnë sa më shumë njerëz kurse ti mezi pret të kalosh radhën edhe në këtë në seancë. Unë në jetën time nuk kam marrë as një e-mail poshtërues dhe as si ajo SMS e para një viti, të cilat do të ishin shkaqe të mjaftueshme që një politikan me dinjitet të jepte dorëheqjen. Por ky nuk është problemi yt më i madh. Problemi yt më i madh është se në rast se tund disa shifra me idenë se unë nuk kam kundërpërgjigje, dhe mendon se po fsheh kokën si struci të jesh i sigurtë se ne na dëgjojnë 3 milionë shqiptarë. Dhe 2.5 milionë i kanë parë me sytë e tyre live fushat e hashashit anembanë Shqipërisë. Kjo është e vërtetë po aq sa është e vërtetë që je ministri më i akuzuar që nga 1912 për lidhje të frikshme me krimin e organizuar që nga media, politika, njerëz të thjeshtë e deri tek punonjës të policisë. Një politikan me dinjitet minimalja që do të bënte është të jepte dorëheqjen. Por kam bindje se ti nuk je e keqja e madhe, sepse dorëheqja jote prapë nuk mjafton. pasi jam shumë i sigurtë se në vendin tënd ai që do vijë do të bëjë të njëjtën punë sepse kam bindjen absolutese qëbandat me lidhje politike në Shqipëri kanë licencë për të mbjellë hashash për të vrarë e prerë në këtë vend dhe problemi këtu është kryeministri dhe kjo qeveri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat