Dekriminalizimi/Balla: Basha-Ristani kanë kryer vepra penale. Si do e zgjidhë Kryetari i PD problemin që ka me drejtësinë?

Shqipëria

Dekriminalizimi/Balla: Basha-Ristani kanë kryer vepra penale. Si do e zgjidhë Kryetari i PD problemin që ka me drejtësinë?

Më: 12 shtator 2015 Në ora: 16:22

Si do e zgjidhësh problemin që ke me drejtësinë? Është kjo pyetja që Taulant Balla, deputeti socialist, i ka drejtuar kreut democrat Lulzim Basha, gjatë një takimi të zhvilluar me strukturat e Partisë Socialiste në Korcë. Reforma në drejtësi dhe dekriminalizimi ishin dy nga cështjet e diskutuara mes Nënkryetarit të Grupit të PS-së dhe strukturave të kësaj partie.
Balla ka theksuar se do bëhet një ligj i plotë për të inkriminuarit dhe se do hetohen personat me rekorde kriminale në pozicion zyrtare. Në këtë kuadër, Balla tha se Basha dhe Ristani kanë kryer vepra penale, ndërsa i ka drejtuar një pyetje kreut të PD, duke i thënë: "Si do e zgjidhësh problemin me drejtësinë?"
Ndërkohë në lidhje me reformën në drejtësi, Balla tha se ajo do t’i japë fund korrupsionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat