Viti i ri shkollor, sinjalistikë pranë shkollave/Paskali: Ndalojmë edhe ndërtimet paleje

Shqipëria

Viti i ri shkollor, sinjalistikë pranë shkollave/Paskali: Ndalojmë edhe ndërtimet paleje

Më: 12 shtator 2015 Në ora: 17:42

Bashkia e Tiranës ka marë disa masa për vendosja e sinjalistikës rrugore në çdo shkollë si dhe përcaktimin e vendit për ndalimin e autobuzave të shkollës. Panë shkollës “Vasil Shanto” punimet janë inspektuar nga nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali e cila njoftoi për masat e para të mara nga bashkia e Tiranës.
“Ditën e hënë fillon viti i ri shkollor dhe Bashkia e Tiranës është e angazhuar për të siguruar ambientet ku lëvizin nxënësit e shkollave. Pranë shkollës ‘Vasil Shanto’ kemi vendosur tabelën për ndalimin e automjeteve që transportojnë nxënësit dhe njëkohësisht vijëzimin e rrugës së bardhë. Këto dy masa do të merren për të gjitha shkollat e Tiranës”, njoftoi Paskali.
Brunilda Paskali theksoi se kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për të rritur sigurinë e transportit të fëmijëve nëpër shkolla ka firmosur një urdhër për prishjen e ndërtimeve pa leje në ambjentet përreth shkollave.
“Bashkia e Tiranës, ndërkohë do të vazhdojë aksionin për lirimin e hapësirave rreth ambienteve shkollore. Ashtu siç kemi filluar në njësinë 5 do të vazhdojmë të marrim masa për të gjithë lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të padrejtë rreth ambienteve shkollore”, nënvizoi Paskali.

Gjithashtu Paskali njoftoi se Veliaj ka firmosur edhe një urdhër që do të sjellë kufizimin e lëvizjes së fugonave të transportit të mallrave për të lehtësuar trafikun ditor.
“Për ne siguria e fëmijëve është shumë e rëndësishme, por njëkohësisht edhe mosvonesa e tyre në orët e mësimit është po aq e rëndësishme”, theksoi Brunilda Paskali.
“Ndërsa paraditen e sotme, Inspektorati Urbanistik Vendor i Bashkisë së Tiranës ka ndërhyrë në shkollën “Sabaudin Gabrani”, ku ka prishur ndërtimet pa leje rreth godinës. Të gjitha ambientet e liruara do të rehabilitohen dhe do të kthehen në funksion të shkollave dhe për rritjen e sigurisë së nxënësve” - përfundon njoftimi i Bashkisë së Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat