Dekriminalizimi/Halim Kosova drejton Komisionin që do të verifikojë drejtuesit dhe kandidatët e PD

Shqipëria

Dekriminalizimi/Halim Kosova drejton Komisionin që do të verifikojë drejtuesit dhe kandidatët e PD

Më: 13 shtator 2015 Në ora: 15:56

Halim Kosova, kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, ish-deputet dhe ish-ministër i Shëndetësisë, do të drejtojë procesin e dekriminalizimit në strukturat e partisë më të madhe opozitare.
Mësohet se Kosova do të drejtojë Komisionin që do të ngrihet në këtë parti, sipas një udhëzimi të Kryetarit të PD-së Lulzim Basha, i cili do të ketë si qëllim të tij verifikimin e figurës së cdo drejtuesi të Partisë Demokratike, në qendër dhe në bazë, kandidatëve për deputetë apo kryetarë të njësive vendore, apo cdo individi që do të angazhohet në nivelet drejtuese të kësaj partie.
Burime nga PD theksojnë se komisioni pritet të nisë nga puna brenda pak javësh, ndërsa ky hap shënon të parin që një parti politike ndërmerr në kuadër të dekriminalizimit.
Ende nuk dihet se mbi cfarë kriteresh do të funksionojë ky komision, por burime nga PD theksojnë se do të përdoret platforma e propozuar nga PD për dekriminalizimin e politikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat