Ambasadori Cannon: Nuk do të doja të përfaqësohesha nga gangsterë. Dekriminalizimi, debate përtej politikës

Shqipëria

Ambasadori Cannon: Nuk do të doja të përfaqësohesha nga gangsterë. Dekriminalizimi, debate përtej politikës

Më: 14 shtator 2015 Në ora: 17:04

Ambasadori britanik në Tiranë Nicholas Cannon sugjeron që debati për dekriminalizimin të mos mbetet vetëm në nivelin e politikës, por të përfshihet edhe publiku. Diplomati britanik ndërsa shpreh mbështetjen e palëkundur ndaj këtij procesi, thekson se ai personalisht nuk do të donte që të përfaqësohej nga gangster, por shton se në Shqipëri ai nuk ka të drejtën e votës dhe për këtë duhet të vendosin njerëzit që kanë të drejtën e votës.

“Unë nuk do të doja të përfaqësohesha nga një gangsterë, dhe njerëzit këtu duhet ta mendojnë në këtë mënyrë e të vendosin atë që duan. Unë nuk kam të drejtë vote, ju keni, ndaj duhet ta mendoni si do veproni. Ky është një vendim mes shqiptarëve dhe parlamentit shqiptar, por publiku ka të drejtë të përfaqësohet nga niveli më i lartë.

Kush dëshiron të të përfaqësoheet nga njerëz që kanë pasur probleme me trafikun e qënieve njerëzore apo trafikun e drogës, është një problem që duhet zgjidhur. Çështja është si duhet vepruar? Është për t’u debatuar midis politikanëve, por edhe publikut, si mendon publiku, më pas vendoset mes palëve si duhet vepruar”, thekson Ambasadori Cannon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat