Edi Rama: Europa të mos ngrejë muret e turpit për refugjatët nga Siria. Shqipëria e 1999 përballoi me sukses 500 mijë refugjatë nga Kosova (Video)

Shqipëria

Edi Rama: Europa të mos ngrejë muret e turpit për refugjatët nga Siria. Shqipëria e 1999 përballoi me sukses 500 mijë refugjatë nga Kosova (Video)

Nga: Gjergj Koja Më: 16 shtator 2015 Në ora: 10:39

Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar një apel Europës që të mos ngrejë muret ndaj emigrantëve sirianë, të cilët i konideron si muret e turpit. Rama bën një paralelizëm mes situatës së Shqipërisë të vitit 1999 ku priti mbi 500 mijë shqiptarë nga Kosova dhe Europës së sotme që përballet me emigrantët që i largohen luftës së Sirisë. Në një intervistë për “Corriere della Sera”, Kryeministri tha se e sheh më habi faktin që Evropa mund të mos ja dalë dot, në një kohë që Shqipëria e 1999 ia doli.

“Mungesa e një politike të qartë në Siri dhe në vendet arabe na ka çuar në një gjendje shumë të rëndë. Shqipëria është një vend shumë i vogël, edhe pse në rritje, kështu që është e vështirë të japim këshilla. Deri tani nuk jemi përballur me këtë sfidë, pasi tendenca është largimi drejt veriut, drejt Gjermanisë. Kur dëgjojmë që ngrihen “muret e turpit” për refugjatët, ne qeshim, pasi në vitin 1999 mirëpritëm gjysmë milioni shqiptarë të Kosovës. i krijuam mundësinë vendeve të NATO të lironin Kosovën. Pra gjysmë milioni njerëz në Shqipërinë e 1999-ës, një vend shumë i varfër dhe them që vendi nuk ka vuajtur asgjë më shumë sesa vuajtjet që vinin nga shpirti i këtyre njerëzve, Nëse Shqipëria e vitit 1999 ka arritur të përballojë dallgën e gjysmë milioni njerëzve që erdhën te ne, u pritën dhe jo vetëm në momentin, por edhe me ndërgjegjen se lufta mund të ishte e gjatë, duket e çuditshme që Europa të mos ia dalë, Nëse ne e mbajtëm atë dyndje, Evropa mund t’ia dalë pa dyshim”, tha Rama.
Sa i përket gazsjellësit TAP, kryeministri Rama tha se të ndalosh realizimin e këtij projekti është të ndalosh një burim shumë të rëndësishëm për të ardhmen, pasi është një “projekt shumë i rëndësishëm strategjik dhe shumë i favorshëm gjeopolitikisht”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat