Basha takon Lu: Dekriminalizimin e bëjmë dhe me popullin

Shqipëria

Basha takon Lu: Dekriminalizimin e bëjmë dhe me popullin

Më: 17 shtator 2015 Në ora: 11:48

Një ditë pasi ishte në qendër të vëmendjes publike për shkak të deklaratave në një aktivitet të qeverisë për luftën kundër krimit, ambasadori amerikan, Donald Lu mbërriti në selinë blu, ku u takua me kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Takimi vjen në një moment kur duket se komisioni për dekriminalizimin po dështon, ndërsa qeveria ka ndërmarrë nismën e saj ligjore.

Pas takimit, Basha deklaroi se dekriminalizimi është prioritet i opozitës dhe Kuvendit.

Sipas Bashës, dekriminalizimi duhet bërë sipas marrëveshjes së dhjetorit.

“Nëse nuk ka vullnet politik, dekriminalizimin e bëjmë edhe me popullin,” deklaroi Basha.

Ndërkohë ambasadori Lu tha se SHBA nuk është për një ligj kozmetik, por për një ligj të plotë, që të adresojë seriozisht këtë problem.

“Duhet zgjidhje institucionale për dekriminalizimin,” tha Lu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat