Dekriminalizimi, Balla: Opozitës i "dhemb" te korrupsioni

Shqipëria

Dekriminalizimi, Balla: Opozitës i "dhemb" te korrupsioni

Më: 17 shtator 2015 Në ora: 14:50

Deputeti socialist, Taulant Balla, tha sot se projektligji i paraqitur nga qeveria për dekriminalizimin është i standardeve evropiane. Ai ka ftuar opozitën në bashkëpunim lidhur me këtë proces. Sipas Ballës, projektligji i paraqitur nga qeveria parashikon 73 vepra penale, të cilat duhet të jenë pengesë për kandidimin në poste politike të shtetasve që i kanë kryer, por nuk ka gjetur dakordësinë e opozitës, e cila nuk pranon përfshirjen e korrupsionit në këtë listë.

“Ne duam që projektligji ynë i përbashkët të ketë 73 vepra penale për të cilat të mos kandidosh. Këta duan vetëm 34. Kur vjen fjala për korrupsionin, këta nuk pranojnë. Aty u dhemb. I kanë bërë ligjet të jenë nga 20 vjet. D.m.th. që të mos jetë Arben Ristani objekt i ligjit. Të pranojmë ne që të na ikë Xhelali nga Kamza? Fundi i botës. Se PD-ja nuk ka tjetër, ka vetëm Xhelalin. Dhe thonë hajde bëjmë një komision verifikimi. Ngriti Saliu një komision "Bezhani", tani duan të propozojnë Agron Kuliçin, të thotë këtej nga ne s’ka kriminelë. Ku ka në demokraci të bëhet si thotë minoranca o s’ka. Duhet futur në rregulloren e Parlamentit. Këtu i pirë nuk vihet, tapë nuk mund të vish në sallën e Parlamentit.

Kemi të gjitha modalitetet të gjejmë një draft të përbashkët. Ndryshimet kushtetuese duan votën e 95 për qind të deputetëve dhe duhen bërë me konsensus. Projektligji i ardhur nga qeveria është i standardeve evropiane”, tha Balla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat