Debati dhe batutat në Kuvend mbi dekriminalizimin/Rama: Gati të pranojmë draftin e PD, por jo shpikjet e SHQUP

Shqipëria

Debati dhe batutat në Kuvend mbi dekriminalizimin/Rama: Gati të pranojmë draftin e PD, por jo shpikjet e SHQUP

Më: 17 shtator 2015 Në ora: 14:56

Kuvendi vijoi debatet në lidhje me procesin e dekriminalizimit për disa orë, duke iu shmangur rendit të ditës së punimeve të Parlamentit, ku ndërmjet të tjerave janë edhe dy dekretet e Presidentit të Republikës për kthimin e ligjit për Arsimin e Lartë dhe atë për Turizmin. Mes replikave dhe akuzave të ndërsjellëta, deputetët e mazhorancës dhe opozitës akuzuan njëritjetrin për mungesë vullneti përsa i takon ligjit për dekriminalizimin. Kryeministri Edi Rama ka ftuar opozitën që të marrë në shqyrtim draftin e miratuar nga Qeveria, ta ballafaqojë atë me variantin e saj dhe të hartojë një draft të ndërmjetëm. Sipas Ramës, i vetmi kusht që mazhoranca të pranojë këtë draft është që në të, të mos përfshihen shpikjet e SHQUP. Në këtë kuadër, mazhoranca kundërshton dy propozimet e bëra nga PD, që kanë të bëjnë me testin e drogës dhe marrjen e shenjave të gishtërinjve.

Rama tha se Ministrja Felaj ka qenë e ngarkuar të komunikojë me z. Bylykbashi për të ndërtuar një proces që çon në një produkt. “Nuk kam pritur që ju të jeni dakord për një produkt të përbashkët, por të paraqisni draftet e Partisë Demokratike, jo të Komisionit, por të PD-së, e drejta juaj kjo. Ku është problemi këtu. Ka një draft të PD, ka një nisëm të qeverisë që do i bashkëngjiten deputetët e shumicës, për ndryshimet kushtetese referuar këtij process dhe proces hyn më pas në rrugën e ballafaqimit të dokumentave. Jemi të gatshëm t’iu dëgjojmë brenda kornizës së paracaktuar, por shpikje SHQUP-i ne nuk dëgjojmë, harrojeni se mund të pranohen nga ne”, iu drejtua Kryeministri Rama deputetëve të opozitës. Kreu i qeverisë shprehu gatishmërinë për ta votuar 100% këtë ligj. “Do ta votojmë por ta dini se përqindja më e madhe e substancës është e njëjtë. Ju keni parashikuar 34 vepra, ne 78, por kjo për ju s‘besojs e është problem. Nëse është problem, është problemi juaj”, tha Rama. Kryeministri u shpreh se qeveria është shtrirë “jo vetëm tek të zgjedhurit, por edhe tek të emëruarit”. “Çdo kush që merr rrogë nga taksat e buxhetit të qytetarve duhet të verifikohet, nëse dikush është dënuar për ndonjë nga këto vepra, s’besoj se ka proble as kjo për ju”, iu drejtua Kryeministri deputetëve të PD-së. Duke iu referur drafteve, Rama theksoi gatishmërinë të përfshijë edhe gjëra që s’janë të përfshira në draftet e qeverisë. Por, tha ai, “korniza nuk lëviz. Shpifje SHQUP-i nuk ka. Ne nuk e bëjmë vendin tonë qesharak. Ju flisni vetë për veten se s’dua tju komentoj, jeni bërë komenti vetvetes. Tani jemi në kushtet për punë. Deri tani ishim në kushtet e propagandës dhe përbaljtes tuaj të përditshme”.

Replikat

Rama: Është ngritur një komision që nuk ka bërë asgjë dhe në 30 qershor prodhoi vetëm propagandë banale edhe ato herë që u mblodh. Në mes të shtatorit qeveria do të propozojë variantin e saj, e kam thënë dhe nuk është surprizë. Jemi zotuar bashkarish që ti referohemi ligjit Severino. Jemi konsultuar, në dijeni time edhe ju, me ekspertët që kanë ardhur enkas nga Italia. Dhe është po kaq e vërtetë që ministrja ka qenë e ngarkuar të komunikojë me parafolësin këtu për të ndërtuar një proces që bashkarish çon në një produkt. Unë nuk kam pasur asnjëherë asnjë dyshim se çfarë ju intereson ju dhe kush jeni ju, dhe as e kam pritur që ju të pranonit një produkt të përbashkët. Dhe në vend të këtij paraqisni draftet e PD-së jo të komisionit, e drejta juaj. Ju është problemi? Ka një draft të PD, ka një nismë të qeverisë të cilës do t’i bashkëngjiten deputetët e shumicës për nismën për ndryshimet e kushtetutës, dhe procesi hyn në rrugën normale të ballafaqimit të dokumenteve. Ne jemi të gatshëm t’ju dëgjojmë. Por shpikje SHQUPI ne nuk pranojmë. Ne jemi të interesuar ta votojmë dhe do ta votojmë, doni apo nuk doni ju. Përqindja më e madhe e substancës është e njëjtë. Ju keni parashikuar 34 vepra ne 73, por nuk besoj se është problem. Nga ana tjetër ne e kemi shtrirë në të gjithë funksionin publik, jo vetëm në të zgjedhurit, por edhe në të emëruarit. Pra çdokush që merr një rrogë nga taksat e qytetarëve duhet t’i nënshtrohet këtij verifikimi. Jemi të gatshëm të përfshijmë edhe gjëra që nuk janë të përfshira në draftin tonë, por korniza nuk ndryshon që të jemi të qartë: Shpifje SHQUPI nuk ka , ne nuk e bëjmë veten lolo. Juve problemi juaj, se nuk dua të bëj komente mbi ju, se ju flisni vetë jeni bërë komenti i vetvetes. E doni? Hajde ta mbyllim dhe mund të mbyllet shumë shpejt. S’e doni nuk ka problem. Ne do ta bëjmë. Kjo është pak por e sigurt. Nuk shoh asnjë arsye përse të mos e bëni nëse i referohemi asaj që ju e keni shprehur, nevojës për të penguar penetrimin e çdo personi që në të shkuarën e vet ka pasur probleme me drejtësinë sipas listës së mirëpërcaktuar të veprave penale. Nuk kemi më as çfarë të akuzojmë njëri-tjetrin. Ju jeni në të drejtën tuaj që nëse shikoni në draftin tonë shpikje që nuk gjenden në asnjë legjislacion tjetër të thoni nuk i duam. Por për SHQUPI-n vetë e keni zgjedhur se nuk ju çoi njeri atje. Ky parlament sa të jemi ne këtu, SHQUP nuk bëhet.

Paloka: Kjo që po ndodh përveç se e neveritur, pasi sapo dëgjuam autorin e kriminalizimit të parlamentit dhe administratës, më turpshëm dhe neveritshëm se kaq nuk ka. Çfarë provash kërkoi ky zotëria, disa nga të vetët i ka në burg. Procesi po bëhet i turpshëm nga qeveria, sepse sot është në pozitë të vështirë, po i plasin në dorë ato për të cilat i kishte në dorë, i vendosi vetën në krye të listave. Deri mbrëmë në darkë i mbrojti dje me ambasadorët. Deputeti i vendosur në krye të listës nga Rama qëlloi qytetarët në komisariat, ai tjetri pret burgun për vrasje. i bindur se qytetarët të mirinformuar. Vetëm një javë më parë në konferencën e kryetarëve u kërkua ‘qimja në vezë’ me qëllim të mos kalonin propozimet e bëra nga ne për ligjin e dekriminaliizimit, u sajua gjithçka nga administrata. Megjithatë politikisht na u tha se propozimet ti kalonim në komisionin e ngritur. Ne nuk e kemi luksin të bëjmë deklarata arrogante si Rama, pasi kaq jemi. E pamundur të mendosh se nuk duam konsensusin dhe dekriminalizimin, e harruam se kur filloj kjo histori. U desh ndërhyrja e qytetarëve dhe jo vullneti i qeverisë për marrëveshjen e 24 dhjetorit e qartë me tre pika. Pr/ligji pritej me konsensus që të ndalonte atë që kishte ndodhur deri sot, që kriminelët të hynin në parlament. U tha se komisioni mbeti i pavlerë. Komisioni u pengua të vepronte në cdo moment që të mos funksiononte, sollëm propozimet, reagimi i njëjtë nga qeveria; dolën dhe thanë që kemi edhe propozimet tona. Nuk e donit në qershor se do kandidonit Bushin dhe Rroshin, Rama dilte në kafe me të për të treguar para ndërkombëtarëve se nuk dua t’ia di për ju. Ai që nënshkroi marrëveshjen doli dhe tha mos e merrni seriozisht, pasi e bëmë të rikthehet opozita në parlament dhe sot del dhe thotë edhe po nuk deshët ju ne do ta bëjmë. 50 dosje kemi denoncuar për emërime në poste kryesore të njerëzve që kanë ë shkuar kriminale, nuk janë vendosur gabimisht aty. Trafikanti i drogës nuk është vendosur gabimisht drejtori i anti-drogës. Kjo është çështje e vullnetit politik, jo ligji. Rama do të marrë flamurin, por nuk e ka ndërmend, gjithçka po e bën për ta bllokuar dhe për ta fshirë për të kandiduar kriminelët për deputetë. Para një jave vendosi kryetar qarku atë. Prandaj këmbëngulim qoftë edhe sa për sy edhe faqe të ulet me ne, propozimet t’i paraqesë në komision dhe të nxjerrim një produkt të përafërt. Ka një pikë që Ramës i dhemb shumë, e testit të drogës, ajo i dhemb, e ka frikë dhe prandaj është gati të bëjë cdo gjë që të mos e kalojë atë pikën.
Rama: Flamurin e keni ju, e keni dhe me latinisht, e di gjithë Shqipëria. Cilido këtu, këtëj apo andej që do të shkelë ligjin, do ketë të njëjtin fat nuk diskutohet. Asnjëri nga ata nuk ishte kriminel se thoshit ju, nuk bëni dot njeri kriminel, unë jam përfaqësues ligjor i këtij grupi interesi sipas jush. Kjo është e para shumicë qeverisëse që nuk bën dallime, dhe si asnjëherë më parë ka goditur brenda vetes pa bërë asnjë lloj kompromisi. Sa për të plagosurit dhe të vrarit mirë është të mos i numërojmë. Sa për kush mban përgjegjësi lidhur me sa plagë janë hapur në mish këtu në këtë vend mirë është të mos i hapim. Doni projektin? E keni variantin tuaj, keni edhe variantin tonë. Merrini përputhini sit ë doni dhe jemi gati ta votojmë, vetëm shpikje SHQUPI jo. Ju ja ka ngelë kocka e fundit e skeletit të asaj partie atëherë dhe ju flisni me gjuhën e kockës. Unë po ju them nëse doni ligjin, ligji është plotësisht i bëshëm nëse e keni seriozisht, dhe konsensusi plotësisht i realizueshëm, doni dhe autorësinë? Le ta marrë Oerdi, edhe nga unë si kryetar i PS e ke mandatin, mere bëje ligjin si e do ti, por pa shkelur atë parim: Kriminelët i përcakton gjykata.

Ermonela Felaj: Mbi bazën e rezolutës së dhjetorit doli vendimi i Kuvendit për ngritjen e komisionit ad hoc. Në vendim thuhej shprehimisht se ky komision, brenda qershorit, do të prodhonte një produkt për Parlamentin. Kjo do të thotë se në Parlament sot duhet të kishim grafiqe që t’i diskutonim. Këtu ku kemi arritur është shkelur afati”, tha ministrja. Qeveria me miratimin e projektligjit ka ushtruar të drejtën që i jep Kushtetuta për të ushtruar nismën ligjvënëse. Varianti i qeverisë, sipas saj, respekton ‘pikë për pikë ligjin ‘Severino’, siç njihet ndryshe ligji analog i miratuar në Itali.

Bylykbashi: i ashpër ishte reagimi i kryetarit të komisionit të posaçëm për dekriminalizmin, Oerd Bylykbashi, i cili e konsideroi ‘arrogancë qeveritare’ miratimin nga Këshilli i Ministrave të ligjit për këtë çështje. “Sjellja e djeshme është arrogancë qeveritare, që Kuvendin e sheh si vulosës të akteve të saj. Komisioni i posaçëm ka muaj që është ngritur, por tentativat për ta bllokuar kanë qënë të vazhdueshme. Qeveria të ulet dhe te negociojë sipas marrëveshjes së 24 dhjetorit”, tha Bylykbashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat