Meta: PD-PS të gjejnë konsensusin për dekriminalizimin, në të kundërt ndërhyjnë ndërkombëtarët

Shqipëria

Meta: PD-PS të gjejnë konsensusin për dekriminalizimin, në të kundërt ndërhyjnë ndërkombëtarët

Më: 18 shtator 2015 Në ora: 13:36

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i ka drejtuar një apel partive politike që të lënë mënjanë interest e ngushta partiake dhe të nisin nga puna për dekriminalizimin.Apeli vjen në një kohë kur Komisionet Parlamentare do të nisin shqyrtimin e drafteve ligjore të propozuara njëri nga Qeveria dhe tjetri nga opozita në lidhje me procesin e dekriminalizimit. Një ditë pasi Kuvendi u përfshi nga akuza dhe debate të forta mes pozitës dhe opozitës në lidhje me dekriminalizimin, Kreu i Parlamentit tha se diferencat mes drafteve ligjore janë të vogla, ndaj kërkoi mos gjetjen e preteksteve për të zvarritur procesin.

“Ka disa diferenca të cilat kërkojnë një frymë më bashkëpunuese në gjetjen e konsensusit për të realizuar një proces gjithëpërfshirës në këtë drejtim. Edhe në rast se do të jetë e vështirë për arsye të interesave të ngushta politike dhe lojërave të panevojshme në këto momente, domosdoshmëria e realizimit të tyre do të na rrisë përgjegjshmërinë që për ato çështje që mos të ketë konsensus të kërkojnë ndihmë vlerësimin e partnerëve ndërkombëtarë”, u shpreh Meta.

Meta tha se të dyja draftet janë pjesë e programit të punës së parlamentit. “Qeveria një nismë më e plotë dhe e adreson më në themel këtë fenomen. Është e qartë si drita e diellit që të dyja këto nisma kanë një përputhshmëri shumë të gjerë, kanë edhe diferenca që nuk i bëhen pengesë që ky proces të zgjatet pa fund”, - u shpreh Meta.
I pyetur për deklaratën edeputetit të LSI-së Spartak Braho, sipas të cilit ka deputetë të të dyja kaheve politikë që përdorin lëndë narkotike, Meta tha se bie në kontraditë me formimin e tij si jurist, ndaj i kërkoi Brahos që të ndjekë rrugën e drejtësisë.

Kryeparlamentari Meta u pyet edhe për raportin e prezencës së OSBE-së në Shqipëri me informacione mediatike për selinë qendrore në Vjenë. Meta tha se ambasadori kërkoi falje dhe se "nuk ja vjen të merremi me një karagjozllëk”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat