Shqipëria e gatshme të strehojë 75.000 refugjatë

Shqipëria

Shqipëria e gatshme të strehojë 75.000 refugjatë

Më: 20 shtator 2015 Në ora: 09:58

Sipas disa mediave shqiptare, të cilat pretendojnë se kanë informacion zyrtar, pritet që vendi i tyre të participojë në shpërndarjen e refugjatëve, duke marrë e vetme 75.000 refugjatë. Këtë e shkruajti edhe korespondenti i ABC News në Twitter por edhe portali shqiptar Lapsi. Lajme të ngjashme kanë edhe disa media tjera të huaja, si ajo britanike Ibtimes.
Kjo vjen pak pasi kryeministri shqiptar Edi Rama, tha se do “mikprite refugjatët nga Lindja e Mesme në rast se ata do vinin në Shqipëri”.
Interesante është fakti se Shqipëria vetëm gjatë muajit Gusht ka pas mbi 8000 aplikime për azil në Gjermani, po aq sa viti 2014 sëbashku.
Disa organizata dhe media në Tiranë kanë filluar grumbullimin e ndihmave për refugjatët./ Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat