Zbardhen detaje të incidentit të goditjes së Ramës me vezë/Ja 8 studentët e ndaluar nga policia (Video)

Shqipëria

Zbardhen detaje të incidentit të goditjes së Ramës me vezë/Ja 8 studentët e ndaluar nga policia (Video)

Më: 2 nëntor 2015 Në ora: 13:33

(E plotësuar) Zbardhen të tjera detaje mbi incidentin e sotshëm mes një grupi studentësh dhe eskortës së Kryeministrit Edi Rama, e cila u qëllua me vezë, pasi Kreu i Qeverisë po dilte nga Fakulteti i Shkencave Sociale, ku ishte i pranishëm në një seminar mbi manualin që do të hartohet në ndihmë të biznesit të vogël.

Incidenti ka ndodhur në momentin kur Rama po hipte në makinë, ndërsa në drejtim të tij janë hedhur vezë. Policia ka arrestuar 8 persona që dyshohet të kenë hedhur vezët në drejtim të mjetit, të cilët dyshohet se janë studentë të “Lëvizjes Për Universitetin”. Mësohet se studentët e arrestuar janë Anita Lushi, Bora Mema, Klodi I. Hoxha, Viki Cipi, Liri Kuçi Durim Jasharaj, Dardan Konjufca dhe Valton Marku.

Ndërkohë në një deklaratë Lëvizja për Universitetin thekson se policia e qeverisë së privatëve ka arrestuar 4 aktivistë të Lëvizjes Për Universitetin, së bashku me tre aktivistë të Klubit Politik nga Kosova.

“Aktivistët ishin mbledhur para Fakultetit të Shkencave Sociale për të protestuar kundër një konferencë të mbyllur mbi biznesin ku do merrte pjesë edhe kryeministri Rama. Pas mbarimit të konferencës aktivistët kanë goditur kryeministrin Rama me veze dhe në atë moment policia ka ndërhyrë duke shoqëruar tetë prej tyre në Komisariatin nr 2. Aktivistët thonë se gjatë rrugës policia ka ushtruar dhunë fizike.

Lëvizja Per Universitetin denoncon dhunën që është ushtruar mbi aktivistët nga policia e qeverisë së privatëve. Qeveria përdori policinë e shtetit për të kaluar forcërisht një reforme qe pasuron privatët. Tashmë qeveria po përdor dhunën policore për të ruajtur privelegjet e privatëve. Ju bëjmë thirrje të gjithë studentëve, pedagogëve, aktivistëve të shoqërisë civile dhe qytetarëve që ta dënojnë këtë arrogancë qeveritare dhe ti bejmë thirrje për lirimin e menjehershëm të aktivistëve Anita Lushi Bora Mema Klodi I. Hoxha, Viki Cipi, Liri Kuçi Durim Jasharaj, Dardan Konjufca, Valton Marku”, thuhet në deklaratë.

Ky është momenti kur Edi Rama gjuhet me vezë

Kjo video e hedhur në Facebook nga Olti Curri tregon momentin e ndalimit të studentëve që qëlluan me vezë mbi makinën e kryeministrit Edi Rama.

Të pranishmit thonë se kanë mbetur të tmerruar nga reagimi i policisë mbi protestueset, kryesisht femra.

“Policia i kapi për flokësh,” tha një dëshmitare.

Pamje ekskluzive nga arrestimi i te rinjve qe godoten me veze Kryeministrin Rama...Psh Olti. Ja dhuna e tmerrshme qe eshte ushturar mbi studentet, kjo eshte nje pjese e videos, ç'na kan par syte, vajza te reja qe dhunohen nga policia kapen nga floket dhe rrihen ne mes te rruges, pse ? Sepse protestojn mbi tarifat e larta. Turp.

Posted by Olti Curri on Monday, 2 November 2015

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat