Berisha: Nisi revolta, të mbështesim studentët

Shqipëria

Berisha: Nisi revolta, të mbështesim studentët

Nga: Gjergj Koja Më: 2 nëntor 2015 Në ora: 13:46

Nisje të revoltës së studentëve ndaj Kryeministrit Edi Rama e ka cilësuar ish-Kryeministri Sali Berisha goditjen me vezë të Kreut të Qeverisë nga një grup studentësh, sapo ai doli nga një seminar të mbajtur në Fakultetin e Shkencave Sociale.

Berisha përmes një postimi në Facebook shkruan se studentët e Universiteteve të Tiranës, në një akt revolte të thellë gjuajtën me vezë të prishura Edvin Kristaq Ramen, njeriun që në një akt urrejtjeje ndaj të rinjve mbylli me anti-reformën e tij, dyert e universiteteve për të varferit e vendit.

“Me këtë ligj, Edi Rama dekapitoi autonominë e unversiteteve dhe kundrejt ryshfeteve të majme bllokoi gradat shkencore në universitet publike për llogari të universiteteve të klientelës së tij private. Policia me dhunë ka arrestuar tetë studentë dhe keqtrajtuar shumë të tjerë. Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhunën dhe terrorin shtetëror ndaj studentëve, revolta e te cilëve është shkaktuar nga ligji klientelist i Edi Ramës për arsimin e universitetet, i diktuar nen për nen nga universitete private, dhe kërkoj lirimin e studentëve të ndaluar. Ju bëj thirrje qytetarëve të të gjitha bindjeve politike, të mbështesin studentët në përpjekjen e tyre të drejtë për të hapur dyert e universiteteve dhe shkollave të larta edhe për femijët e shtresave të varfëra dhe mbrojtur pavarësinë e universiteteve të vendit!”, shkruan Berisha

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat