Dhuna ndaj studentëve? Totozani nis hetimet për policinë

Shqipëria

Dhuna ndaj studentëve? Totozani nis hetimet për policinë

Më: 2 nëntor 2015 Në ora: 17:53

Avokati i Popullit nisi investigimin në lidhje me sinjalizimet për ushtrim dhune nga policia ndaj disa studentëve të përfshinë në një incident me Kryeministrin. Por përfaqësueset e Avokatit të Popullit fillimisht u penguan të kryejnë detyrën e tyre kushtetuese, duke mos u lejuar të hyjnë në ambientet e Drejtorisë së Policisë.
“Pas qëndrimit tonë, të bërë publik edhe në media, në ambientet e Drejtorisë së Policisë u lejua të hyjë vetëm njëra nga ekspertet e Avokatit të Popullit. Për këtë arsye institucioni ynë ka nisur një tjetër hetim për të zbuluar personat dhe shkaqet e ndalimit të ekspertëve të Avokatit të Popullit për të kryer detyrën e tyre kushtetuese, atë të verifikimit nëse ndaj studentëve është ushtruar dhunë ose jo.
E ritheksojmë se askush nuk duhet të pengoj punën e Avokatit të Popullit dhe zbatimin e kompetencave të tij kushtetuese, duke shkelur ligjet e Republikës së Shqipërisë dhe Konventat Ndërkombëtare. i bëjmë thirrje titullarëve të policisë që qëndrime të tilla të mos ndodhin më në të ardhmen”, thuhet në një reagim të Institucionit të Avokatit të Popullit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat