Brace: Nëse 4 vjet më parë do të qëllohej me vezë Kryeministri, studentët do ishin pushkatuar

Shqipëria

Brace: Nëse 4 vjet më parë do të qëllohej me vezë Kryeministri, studentët do ishin pushkatuar

Më: 3 nëntor 2015 Në ora: 10:00

Deputeti socialist Erjon Brace ka komentuar incidentin e një dite më parë, kur një grup studentësh qëlluam me vezë në drejtim të Kryeministrit Edi Rama, si një liri të njerëzve për të protestuar, gjë që deri dy vite më parë nuk e kishin.Madje Braçe thotë se 4 vite më parë, ata studentë do të ishin pushkatuar, nëse do të protestonin kundër Berishës.

“Në një kohë tjetër, jo shumë larg, vetëm 4 vite më parë, Berisha e Basha do i kishin pushkatuar!

Po lexoj se Lulzim Basha paska thënë se:

Partia Demokratike nuk ka asnje lidhje me aktin e disa studenteve!!

Krejt e vërtetë;

PD ata që nxit i ka me revole, kallash, antitank, tritol; është e provuar dhe e dëshmuar kjo për vite me radhë.
Por ka edhe më shumë;

Në një kohe tjetër, jo shume larg-vetëm 4 vite më parë, Berisha kryeministër dhe Basha ministër i vranë protestuesit, jo si këta por nga ata me asgjë në dorë e duar në xhepa.

Dhe të dy jane sot në politikë, udhëheqës madje, kërkojnë edhe drejtimin e vendit përsëri e përsëri.

Është dallim i madh!!

Dhe në fund, gjithkush dje duartrokiti guximin. Mirë beri.

Ka të drejtë; është kohë tjetër, liria që deri dje pritej me pushkë sot të bën guximtar, trim apo trime.

Është edhe cështje sjelljeje me pushtetin, autoritetin e shtetit, lirinë e individit edhe kur ky nuk proteston, shkon më tej duke agresuar; kohët ndryshojnë dhe kohët kanë ndryshuar!!

Vec Berisha e Basha janë mu aty, të pandëshkuar”, shkruan Braçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat