Incidenti me vezë, Rama: Kakarisje banale, por tregon se sot njerëzit janë të lirë

Shqipëria

Incidenti me vezë, Rama: Kakarisje banale, por tregon se sot njerëzit janë të lirë

Më: 5 nëntor 2015 Në ora: 22:01

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin ‘Top Story’ në Top Channel, ka folur për herë të parë lidhur me incidentin e ndodhur disa ditë më parë, ku disa studentë hodhën vezë në drejtim të kryeministrit teksa ky i fundit dilte nga një aktivitet me biznesin e vogël në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale.

Kreu i qeverisë ka përgënjeshtruar pretendimin e grupit të studentëve se kanë dashur të flasin me të, ndërsa ka mohuar në mënyrë kategorike se ndaj tyre është ushtruar dhunë.

Rama e ka cilësuar një kakarisje banale gjestin e atij grupi studentësh, ndërsa shtoi se ngjarja bëri zhurmë të madhe për faktin se 2 vjet më parë kjo gjë do të ishte e paimagjinueshme, çka sipas tij tregon se sot njerëzit janë më të lirë dhe të pafrustruar.

“Pretendimi ishte gënjeshtër. Askush nuk m’u afrua siç u tha për të folur me mua, gjithçka ndodhi krejt papritur kur isha duke dalë nga takimi me biznesin e vogël. Nga deklaratat sipas tyre, në polici nuk u ushtrua dhunë, u ushtrua jashtë. Kjo gjë mund të vërtetohet fare mire nga videot fare mire nga videot që kanë qarkulluar.

Nëse ka ndodhur në një vend demokratik që një kryeministër të qëllohet dhe njerëzit e sigurisë të mos reagojnë për të marrë situatën në dorë, kjo nuk ndodh. Mund të ishte një vezë, por mund të ishte edhe ndonjë gjë tjetër. Ishte një verifikim normal. Kam dëgjuar aty fjalët më vulgare, edhe në video njerëzit i dëgjuan. Nuk e imagjinoj dot të konsiderohen studentë të denjë ata që përdorën fjalët më vulgare ndaj kujtdo, edhe ndaj kryeministrit.

Por dhunë nuk ka pasur. Studentët janë dëgjuar më shumë se sa një herë në procesin e një reforme që ka qene, në këndvështrimin tim, më gjithëpërfshirësja dhe e diktuar së bashku me reformën në drejtësi. Janë dëgjuar, stërdëgjuar të gjitha universitetet, seanca dëgjimore, ku ekipi i reformës kanë dëgjuar dhe dhënë përgjigje për gjithçka. Këta studentë janë një grup që nuk e ka pranuar për asnjë çast këtë reformë.

Reforma nuk mund t’u pëlqejë të gjithëve. Ngjarja bëri zhurmë të madhe në media pasi deri pak kohë më parë kjo ngjarje ishte e paimagjinueshme. Për mua kjo është një kakarisje banale, por në thelb tregon se sot shoqëria është shumë më e lirë dhe e pafrustruar”, tha Rama…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat