Sali Berisha: Një ditë e hidhur për ne

Shqipëria

Sali Berisha: Një ditë e hidhur për ne

Më: 9 nëntor 2015 Në ora: 14:33

Reagimi i Sali Berishës në Facebook.

“Një ditë e hidhur për ne, një padrejtesi tjetër në radhën e padrejtësive historike ndaj shqiptarëve. Kosova mbetet për tre vota pa u bërë anëtare me të drejta të plota në UNESCO.

Rusia dhe Serbia (Rusia e Vogel), në një akt të ri armiqësor ndaj shqiptarëve arritën për tre vota dhe për shkak të procedures, të bllokojnë por vetëm përkohësisht anetarësimin e Republikës Kosovës në UNESCO. Me këtë akt qëllim-keq, ata që humbën luftën dëshmojnë se nuk pajtohen me realitetin e ri të krijuar në rajon dhe nuk janë për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.

Ky akt është një apel për mbarë shqiptarët, që të shumfishojnë përpjekjet për të fituar betejen tjetër. ”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat