Dorëheqja e Nacos, 3 kandidatët që synojnë postin e ministrit të Drejtësisë

Shqipëria

Dorëheqja e Nacos, 3 kandidatët që synojnë postin e ministrit të Drejtësisë

Më: 9 nëntor 2015 Në ora: 15:34

Dorëheqja e Nasip Nacos nga posti i ministrit të Drejtësisë mund të cojë në një riformatim të Qeverisë, nëse postin qeveritar nuk do ta marrë sërisht një emër i propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Nëse kjo e fundit do të propozojë emrin që do të zëvendësojë Nacon në detyrën e ministrit të Drejtësisë, atëherë i vetmi ndryshim në Qeveri është në këtë pozicion. Burime nga koalicioni qeveritar theksojnë se alternative tjetër, ajo që Ministria e Drejtësisë të drejtohet nga një emër që do të përfaqësojë PS-së, atëherë priten të tjera lëvizje në postet ministrore, për të respektuar kuotat e bashkëqeverisjes mes socialistëve dhe LSI-së. Emrat që përfliten për postin e ministrit të Drejtësisë janë Ylli Manjani, Sajmir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj, i cili prej muajsh drejton procesin e reformës në drejtësi. Nëse Manjani do të propozohet nga Meta për postin qeveritar, atëherë ky do të ishte ndryshimi i vetëm në kabinetin Rama. Por nëse pasardhës i Nacos do të zgjidhet Tahiri ose Xhafaj, Kryeministri do t’I duhet të mendojë për një nga ministritë që sot drejtohet nga emra të propozuar nga PS, për t’ia kaluar LSI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat