Dorëheqja e Naços/Meta: Ministri i ri do të cojë në një bashkëpunim më të gjerë e më të ri

Shqipëria

Dorëheqja e Naços/Meta: Ministri i ri do të cojë në një bashkëpunim më të gjerë e më të ri

Nga: Gjergj Koja Më: 9 nëntor 2015 Në ora: 17:03

Akt të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm e ka cilësuar, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, dorëheqjen e NasipNacos nga posti i ministrit të Drejtësisë. Duke iu përgjigjur interesimit të mediave mbi dorëheqjen e Nacos, Meta tha se me këtë akt, ai ka gjykuar se jep një kontribut për të ndihmuar në realizimin e një bashkëpunimi të kërkuar prej kohësh dhe më të gjerë dhe në nivel të ri për të çuar përpara gjithë reformat dhe sidomos reformën në fushën e drejtësisë.

Z. Naço dha dorëheqjen si Ministër i Drejtësisë. Kush do të jetë pasuesi i tij?

Lidhur me pyetjen tuaj, më duhet të vlerësoj aktin e dorëheqjes së Ministrit te Drejtësisë z. Nasip Naço si një akt të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm, si një akt qytetar i cili ka dhënë kontributin e tij gjatë gjithë kësaj periudhe në të mirë të qeverisjes dhe të reformave. Por njëkohësisht me këtë akt, ai ka gjykuar se jep një kontribut për të ndihmuar në realizimin e një bashkëpunimi të kërkuar prej kohësh dhe më të gjerë dhe në nivel të ri për të çuar përpara gjithë reformat dhe sidomos reformën në fushën e drejtësisë.

Kur thoni se duhet çuar përpara reforma, me këtë po zbardhni një pjesë të letrës së z. Naço?
Burime tona flasin se z. Nasip Naço është shprehur se është i përjashtuar nga reforma në drejtësi. Është anashkaluar si institucion por dhe si individ...

Unë nuk e di. Ju mund t’i drejtoheni zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ministrinë e Drejtësisë për të zbardhur letrën e z. Naço. Unë jam për të gjykuar politikisht veprimin e tij dhe natyrisht që besoj se emri i ri që do të propozojë Kryeministri, do të jetë një emër që do të çojë në një bashkëpunim më të gjerë e më të ri

Do të vijë nga LSI? A është z. Manjani?

Nuk dua të shpreh më shumë dhe nuk do të vij më tek Rogneri të pi kafe sepse e kam të pamundur që të dal pa ju përgjigjur interesimit tuaj kur më zini pritë këtu.

A do të ketë lëvizje të tjera nga LSI në kabinet apo ministra të tjerë?

Besoj se jua dhashë një përgjigje. Ju falënderoj për vëmendjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat