Fotolajm/ Ministria e Transporteve “fshin” Manjanin

Shqipëria

Fotolajm/ Ministria e Transporteve “fshin” Manjanin

Më: 9 nëntor 2015 Në ora: 17:56

Ndërsa ende nuk është zyrtarizuar emri i Ylli Manjanit në krye të Ministrisë së Drejtësisë, portali i Ministrisë së Transporteve e “fshin”.

Manjani mban ende aktualisht postin e zv/ministrit pranë Ministrisë së Transporteve, por faqja zyrtare e kësaj ministrie ka fshirë informacionin për profilin e tij.

Tashmë ka mbetur veç emri dhe pozicioni i tij si zëvendësministër, por asnjë e dhënë për karrierën e tij profesionale dhe arsimin.

Nëse lajmi konfirmohet, pritet të publikohet edhe emri i personit që do e zëvendësojë Manjanin si zv/minsitër të Transportit.

Ndoshta ky mund të merret si zyrtarizim i emërimit, para se lajmi të bëhej publik, ose kemi të bëjmë me një problem teknik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat