Berisha: Bojkoti si mekanizëm nënshtrimi dhe poshtërimi i Ramës nga Meta!

Shqipëria

Berisha: Bojkoti si mekanizëm nënshtrimi dhe poshtërimi i Ramës nga Meta!

Më: 9 nëntor 2015 Në ora: 19:50

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas emrimit të Ylli Manjanit në postin e Ministrit të Drejtësisë.

Berisha ka thënë se Meta fut në kabinet të vetmin LSI-st të kundërshtuar në mënyrë kategorike dhe të përseritur nga kryeministri Edi Rama.

“Te dashur miq, me emerimin e ish socialistit anti-Rame, Manjani, Meta me shume se menderos Ramen! Ai i fut ne kabinet te vetmin LSI-st te kundershtuar ne menyre kategorike dhe te perseritur nga Rama. Veto e meparshme e Rames ndaj Manjanit lidhet si me largimin e tij demostrativ dhe anti-Rame nga PS por dhe me specifikimin publik nga Manjani i spektrit te perversiteteve te Rames gjer ne "nekrofil i Athines".
Por me dy bojkotet e fundit te parlamentit, Meta i tha Rames se je i vetmi kryeminister ne planet pa qeveri ndaj dhe ky i fundit e pranoi Manjanin duke kercyer nga sevdaja. Te shohim a do kete bojkot tjeter te Rames nga Meta!”, ka shkruar Berisha në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat