Patozi: Nga dje kryeministër është Meta. Fino vlerëson punën e ish-ministrit Naço

Shqipëria

Patozi: Nga dje kryeministër është Meta. Fino vlerëson punën e ish-ministrit Naço

Më: 10 nëntor 2015 Në ora: 12:35

Deputetët komentojnë ndryshimet në qeveri.

Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi tha se dorëheqja e Nasip Naços nga posti I ministrit të Drejtësisë është “provë e faktit që kemi një qeveri të rrëzuar”.

Astrit Patozi: “Ju thoni që është ndryshuar një ministër por unë ka të paktën një muaj që deklaroj se ka rënë qeveria dhe unë i qëndroj kësaj pikëpamjeje. Dje ishte një provë, e faktit që ne kemi një qeveri të rrëzuar. Dje nuk është rrëzuar Ministri i Drejtësisë por në fakt është ndërruar kryeministri. Nga dje nuk kemi kryeministër Edi Ramën por kemi kryeministër Ilir Metën”

Deputeti socialist Bashkim Fino u shpreh kundër ndryshimeve në qeveri.

Bashkim Fino: “Ky është mendimi im personal. Vlerësoj punën e Naços, shpresoj qe ministri i ri të jetë në lartësinë e tij. Unë nuk mendoj që kryetari i LSI-së i imponohet kryeministrit, ata janë dy partnerë kanº kontratë të përbashkët për të qeverisur”

Deklaratat e deputetëve u bënë për gazetarët paraditen e sotme jashtë ambienteve të kryesisë së Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat