Bashkëpunimi me Ramën, Manjani: Jemi në krah, axhendë agresive reformash

Shqipëria

Bashkëpunimi me Ramën, Manjani: Jemi në krah, axhendë agresive reformash

Më: 10 nëntor 2015 Në ora: 14:02

Ylli Manjani, i cili pritet të marrë detyrën e ministrit të Drejtësisë pas dorëheqjes së Nasip Naços, është takuar mesditën e sotme me kryetarin e Kuvendit, njëkohësisht kryetar i LSI-së, Ilir Meta.

Pas daljes nga takimi, Manjani tha se është në pritje të procedurave kushtetuese për t’u dekretuar në postin ministror.

“Unë nuk jam ende ministër i Drejtësisë, por jam propozuar për ministër dhe nga pikëpamja kushtetuese është presidenti i Republikës që duhet të dekretojë kandidaturën time, e cila më pas duhet të votohet në Parlament dhe duhet të betohem tek presidenti, pastaj mund të më quani ministër Drejtësie”, tha Manjani.

Manjani tha se si ministër do të bashkëpunojë me qeverinë, në kuadër të reformave të pritshme.

“Jemi në një krah dhe në një axhendë agresive reformash. Jemi në mes të punëve dhe kemi shumë punë për të bërë”, tha Manjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat