Valë ndryshimesh në Qeveri? Meta: Mund ta them këtë

Shqipëria

Valë ndryshimesh në Qeveri? Meta: Mund ta them këtë

Më: 10 nëntor 2015 Në ora: 17:40

Kryetari i Kuvendit, njëherëz edhe kryetar i LSI-së, Ilir Meta, duket se nuk është i kënaqur me ndryshimin në kabinetin qeveritar thjesht dhe vetëm me zëvendësimin e Nasip Nacos me Ylli Manjanin në postin e ministrit të Drejtësisë. Meta ka lënë të nënkuptuar se Qeveria do të pasohet nga të tjera ndryshime. “Mund ta them këtë, por pa asnjë diskutim që ky ndryshim për të cilin dua të falenderoj edhe njëherë zotin. Naço që i hapi rrugë këtij ndryshimi, absolutisht që do ti shërbejë impulseve të reja jo vetëm sa i takon reformës në drejtësi, jo vetëm sa i takon rritjes së transparencës dhe sidomos rolit të Ministrisë së Drejtësisë në këtë drejtim për gjithë qeverisjen e vendit por dhe luftës kundër korrupsionit. Në këtë plan jam i bindur se është një lëvizje mjaft positive”, u shpreh Meta, duke iu përgjigjur interesimit të mediave.
Duke folur për reformën në drejtësi, Meta shprehu bindjen se me ardhjen e opinioneve të Komisionit të Venecias, do përshpejtohet dhe proçesi për përmbylljen e saj.
“Do bëjmë gjithçka për të ecur në mënyrë sa më të shpejtë, në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në këtë proçes. Dhe pa asnjë diskutim pasi të kemi opinionet e Komisionit të Venecias besoj se nuk do të duhet shumë kohë për të ecur drejt vendosjes së shtyllave kryesore të kësaj reformë në parlament”.
Deklaratat Kreu i Kuvendit i bëri pas mori në dorëzim progresraportin nga Ambasadorja e BE Romana Vlahutin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat