Kriminalizimi i shpifjes, tërhiqet Rama/Felaj: Nisma nuk do të jetë në Kuvend, e tërheqim

Shqipëria

Kriminalizimi i shpifjes, tërhiqet Rama/Felaj: Nisma nuk do të jetë në Kuvend, e tërheqim

Më: 12 nëntor 2015 Në ora: 11:26

Pas presioneve të shoqërisë civile, mediave, opozitës, LSI-së dhe Presidentit Bujar Nishani, Qeveria ka vendosur të tërhiqet nga nisma e saj për kriminalizimin e shpifjes, cka do të thoshte se ajo do të trajtohej nga Kodi Penal si vepër penale dhe do të dënohej edhe me heqje lirie. Një ditë pasi nisma e Qeverisë në formën e një pr/ligji u depozitua në Kuvend, Qeveria duket se është tërhequr nga përfshirja e saj në procedurat parlamentare.

“Ne do ta tërheqim nismën për të saktësuar nismën në mënyrë të mos ndodhë ky diskutim. Një gjë të jetë e qartë politikanët duhet të jenë korrekt dhe kanë detyrimin të shprehin të vërtetën. “Do ketë riformulim të nenit. Nuk ka të bëjë me median” deklaroi Ermonela Felaj, ministrja për Parlamentin.

Ajo sqaroi se qëllimi i nenit është të vendosë një marrëdhënie të re me të vërtertën si detyrim për të gjithë. “Askush nuk është dakord me atë që ndodh në Kuvendin e Shqipërisë me atë që ndodh. Të zgjedhurit funksionarët e lartë shtetëror kanë detyrimin që të thonë të vërtetën”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat