Shpifja/Meta: Jemi për cdo nismë për dekriminalizimin, ka keqkuptim dhe do reflektohet

Shqipëria

Shpifja/Meta: Jemi për cdo nismë për dekriminalizimin, ka keqkuptim dhe do reflektohet

Më: 12 nëntor 2015 Në ora: 11:29

Përpara se ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Ermonela Felaj të deklaronte tërheqjen e pr/ligjit të Qeverisë për kriminalizimin e shpifjes nga procedurat parlamentare, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta duke iu përgjigjur interesimit të mediave tha se ka një keqkuptim për cështjen në fjalë. Meta tha se do të ketë një reflektim në lidhje me cështjen, duke shtuar se LSI është pro cdo inisiative për dekriminalizimin.

“Jam në dijeni të këtij debate. Besoj se ka një keqkuptim të kësaj iniciative dhe të mënyrës si ka funksionuar formulimi, besoj se ky keqkuptim do të zgjidhet do të ketë një reflektim. LSI mbështet cdo iniciativë për dekriminalizim. Kam përshtypjen se është keqkuptuar qëllimi me formulimin. Do ketë reflektim besoj”, tha Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat