Aktet terroriste në Paris, Meta: Shqiptarët u shokuan, jemi në krah të Francës

Shqipëria

Aktet terroriste në Paris, Meta: Shqiptarët u shokuan, jemi në krah të Francës

Më: 14 nëntor 2015 Në ora: 13:14

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka shprehur ngushëllimin për familjarët e viktimave të akteve terroriste në Paris. Meta u ka dërguar mesazh solidariteti homologëve të tij francezë Claude Bartolone dhe Gerard Parcher.

Kryeparlamentari tha se sulmet terroriste nuk mund të vlerat e shoqerisë franceze dhe ka shprehur mbështetjen në luftën kundër terrorizmit.

“Shqiptarët janë shokuar nga sulmet terroriste në Paris. Jemi të gjithë përkrah jush në këto momente kritike. Shqipëria është pranë Francës për të mbrojtur vlerat universale demokratike që na bashkojne. Terroristët nuk mund të cënojnë lirinë dhe vlerat e shoqërisë franceze. Solidaritet me popullin mik francez dhe të gjithë qytetarët e Parisit. Qëndrojmë përkrah aleatëve tanë në luftën e pandalshme kundër terrorizmit”, thotë kreu i Kuvendit Ilir Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat