PD përshëndet ftesën që NATO i bëri Malit të Zi për negociatat e anëtarësimit: Vendim historik

Shqipëria

PD përshëndet ftesën që NATO i bëri Malit të Zi për negociatat e anëtarësimit: Vendim historik

Më: 2 dhjetor 2015 Në ora: 12:04

Partia Demokratike përshëndet ftesën që NATO i bëri Malit të Zi për të nisur negociatat e anëtarësimit në Aleancë. Përmes një deklarate, PD thekson se ky është një vendim historik jo vetëm për Malin e Zi, por për të gjithë Balkanin Perëndimor për të përmbushur vizionin e një Europë të bashkuar, të lirë dhe në paqe. Partia Demokratike e Shqipërisë shpreh bindjen se politika e dyerve të hapura e NATO-s do të vazhdojë të jetë një nga nxitësit kryesore të transformimit dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat