Berisha: Një akt i shëmtuar terrorist në Stamboll!

Shqipëria

Berisha: Një akt i shëmtuar terrorist në Stamboll!

Më: 12 janar 2016 Në ora: 23:46

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka dënuar shpërthimin kamikazë në Stamboll ku mbetën të vdekur 10 njerëz dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

“Te dashur miq, sot terrorizmi ka goditur perseri Turqine. Ne Stamboll, ne nje zone historike u vrane nga nje terrorist qe hodhi veten ne ere, 10 qytetare dhe u plagosen 20 te tjere.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt te shemtuar terrorist u shpreh ngushellimet familjeve te viktimave dhe autoriteteve turke dhe shpreh bindjen time te thelle se Turqia do ti jape pergjigjen me te ashper dhe te merituar terrorizmit nderkombetar!”, ka shkruar Berisha në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat