Reforma në drejtësi, LSI mbledh sot kryesinë

Shqipëria

Reforma në drejtësi, LSI mbledh sot kryesinë

Më: 13 janar 2016 Në ora: 11:21

Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledhë sot në orën 13:00 kryesinë e saj për të diskutuar edhe qëndrimet e saj ndaj zhvillimeve më të fundit politike dhe reformës në drejtësi.

Do të jetë kjo mbledhja e parë për vitin 2016 e forumit të lartë të LSI-së, ku një vend të veçantë pritet të zërë edhe diskutimi për reformën në drejtësi.

Ekspertët e Nivelit të Lartë kanë përfunduar një dokument final me propozime, që pritet të diskutohet në Komisionin e posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi.

Mëngjesin e sotëm është zhvilluar edhe një takim mes kryetarin të Kuvendit dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta, me ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat