Reforma në drejtësi/Meta më parë qëndrimit të PD: Të celet dialogu politik për arritjen e një dokumenti përfundimtar

Shqipëria

Reforma në drejtësi/Meta më parë qëndrimit të PD: Të celet dialogu politik për arritjen e një dokumenti përfundimtar

Më: 13 janar 2016 Në ora: 13:41

Kryetari i Kuvendit, njëherëz edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta kërkon çeljen e dialogut politik për arritjen e një dokumenti përfundimtar për reformën në drejtësi që më pas do të çertifikohet nga Komisioni i Venecias. Në këtë mënyrë duket se LSI edhe zyrtarisht ka shfaqur një qëndrim të përafërt me atë të Partisë Demokratike, e cila kërkon konsensus politik në lidhje me reformën në drejtësi, duke akuzuar Partinë Socialiste për mungesë të vullnetit. Para anëtarëve të kryesisë së LSI-së, Meta tha se është detyra e maxhorancë të krijojë të gjithë hapësirën e nevojshme për opozitën që të jetë substancialisht e përfshirë në dialog dhe të kontribuojë në mënyrë sa më konstruktive. Ashtu sikurse është detyrim i pashmangshëm i opozitës të kontribujë me profesionalizëm dhe jo populizëm. Duke nënvizuar të mos përsiërten vendimet e nxituara jo transparente që u bënë me ndryshimet kushtetuese të 2008, Meta tha nënvizoi se logjika e faktit të kryer është e papranueshme.

“Për reformën në drejtësi me të njëjtin standard vizion dhe përkushtim kemi qenë dhe jemi të bindur dhe të pozicionuar qartë në kërkim dhe për arritjen e konsensusit. Komisioni i Venecias dhe jo vetëm sugjeron qartë hartimin e amendamenteteve kushtetetuese përmes një dialogu dhe procesi konsensual. LSI mbetet e bindur se konsensusi politik në parlament për amendamentet Kushtetuese është i domosdoshëm jo thjesht për numrat por si një bashkim vullneti politik të forcave parlamentare si përfaqësuese legjitime e qytetarëve të Shqipërisë, 90 % e të cilëve kërkojnë ndryshime rrënjësore në sistemin e drejtësisë. Një reformë gjithëpërfshirëse, shterruese dhe konsensuale është padyshim një reformë me besueshmëri të lartë jetëgjatësi të sigurt dhe prerogativa të besueshme funksionimi. Drejtësia ka nevojë për mbështetjen e publikut të gjërë dhe jo për diversionin ndaj tij, vetëm transparenca maksimale siguron dhe rrit besimin e publikut tek reforma në drejtësi.

Kemi vendosur prej kohësh dhe kemi nisur procesin e reformës në parlament pikërisht me idenë kryesor të përfshirjes së domosdoshme dhe konstruktive të opozitës në proces Tani që ekspertët kanë dhënë kontributin e tyre në shtratin e shtruar nga Venecia është koha e çeljes së dialogut politik parlamentar për të çuar para dhe konsoliduar procesin e reformës me qëllim arritjen e një dokumenti përfundimtar të gjithëpranuar të cerfitikuar nga ndërkombëtarët dhe në vecanti komisioni i Venecias. Është detyra jonë si LSI dhe maxhorancë të krijojmë të gjithë hapësirën e nevojshme për opozitën që të jetë substancialisht e përfshirë në dialog dhe të kontribuojë në mënyrë sa më konstruktive. Ashtu sikurse e theksoj është detyrim i pashmangshëm i opozitës të kontribujë me profesionalizëm dhe jo populizëm për zgjidhje të qëndrueshme që i shërbejnë përmirësimit të sistemit dhe jo bllokimit të tij”, tha Meta.

Sipas tij, për LSI prioritet është disktutimi dhe debati intensiv dhe transparent i pandërprerë që prodhon zgjidhje të qëndrueshme është bindje e pandryshuar.

“Logjika e faktit të kryer për çëshje shumë të mëdha që shqetësojnë shumë qytetarët është e papranueshme dhe vetëm qëndrimi parimor do të na udhëheqë në të gjithë vendimmarrjen tonë politike. Vendi është përballur edhe më parë me vendime të nxituara dhe jo transparente që kanë prodhuar efekte negative dhe kohëgjata, siç ishin dhe ndryshimet kushtetuese të 2008, pasojat e të cilave vazhdojnë të na shoqërojnë edhe sot dhe që kanë rënduar jo pak në përkeqësimin e situatës aktuale në përkeqësimin e situatës në vend”, vijoi Kreu i Kuvendit. Ai shtoi se LSI nuk synon të kapë politikisht institucionet e reformuara të drejtësisë

“Nuk paragjykoj askënd në këtë proces. Rekomandimet dhe sugjerimet e Venecias janë të qarta për të gjithë ata që janë profesionistë”, tha Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat