Hoffmann: Disa njerëz kanë frikë nga reforma dhe s’ka nevojë për fantazi për të kuptuar arsyen sepse kanë

Shqipëria

Hoffmann: Disa njerëz kanë frikë nga reforma dhe s’ka nevojë për fantazi për të kuptuar arsyen sepse kanë

Nga: Gjergj Koja Më: 13 janar 2016 Në ora: 19:28

Reforma në drejtësi në Shqipëri është mjaft e rëndësishme, pikësëpari për vetë shqiptarët, pasi duke përjashtuar disa njerëz që kanë përfitime të drejtpërdrejta nga një drejtësi e korruptuar në Shqipëri, të gjithë shqiptarët do të ishin të interesuar të kenë një sistem të besueshëm drejtësie.

Është ky komenti i Ambasadorit gjerman në Tiranë Helmut Hoffmann, në lidhje me një nga reformat më të rëndësishme në vend. Diplomati gjerman thekson se kjo reformë është mjaft e rëndësishme edhe për ambiciet e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

“Në se i referohemi progress-raportit të nëntorit të vitit të shkuar, ai është mjaft i qartë, kushti thelbësor për hapjen e negociatave është pikërisht përmbyllja e reformës në sistemin e drejtësisë”, thekson Hoffmann.Ai thekson se kjo reformë është mjaft e rëndësishme për investimet e huaja pasi për angazhimin e këtyre investimeve në Shqipëri, një sistem drejtësie funksional dhe i rregullt, është me rëndësi jetike.Diplomati gjerman vlerëson punën e bërë nga ekspertët vendas dhe të huaj në lidhje me draftin e reformës.

“Për mua është sigurisht mjaft i qartë fakti që ka çështje që janë mjaft të diskutueshme edhe për faktin se ka mungesë besimi mes palëve pasi mes tyre ka dyshime që secila palë përpiqet të fusë njerzit e vet në sistem. Me sa duket edhe sepse kështu ka qënë në praktikë në të shkuarën. Mendoj se është një çështje që nuk është aq e thjeshtë dhe e lehtë për tu zgjidhur.Por secila palë duhet të bëjë kujdes në qëndrime që drejtësia të mos jetë pronësi e askujt. Me aq sa kam studiuar, propozimet e bëra, kam vërejtur që autorët i kanë kushtuar një vëmëndje të madhe kësaj çështje, pra shmangies së politizimit të sistemit të drejtësisë. Tani jemi në pritje se çfarë do të thotë Komisioni i Venecias në rekomandimet e veta. Në përgjithësi do t’i jepja këtë këshillë klasës politike, se mungesës së dakortësisë për çështje të caktuara ato të mund të punojnë për të shkuar drejt konsensusit për një reformë në drejtësi të qënsishme”, tha Hoffmann.

Në lidhje me kundërshtitë që po i bëhen reformës, diplomati gjerman thekson se ka disa njerëz që kanë frikë nga reforma në drejtësi dhe nuk besoj se duhet të kesh një fantazi të zhvilluar për të kuptuar arsyet e kësaj frike.

“E kam po kaq të qartë se të gjithë këta persona që kanë frikë nga reforma në sistemin e drejtësisë nuk do ta pohojnë hapur në publik këtë gjë por do të përdorin çdo lloj argumenti të mundshëm për ta penguar këtë reformë. Ne, të gjithë aktorët apo vëzhguesit ndërkombëtarë, jemi duke e ndjekur me mjaft vëmëndje faktin në se bëhët fjalë për argumente bindëse apo vetëm për justifikime të paqënsishme që bëhen pengesë për reformën në sistemin e drejtësisë. Nga ana tjetër mund të them se partitë politike kanë tashmë rastin të dëshmojnë se ky hamendësim nuk është i vërtetë dhe kanë të tregojnë se janë të gatshme të realizojnë këtë refomë kaq të rëndësishme në sistemin e drejtësisë.
Po kështu ato kanë mundësinë të dëshmojnë se janë të gatshme të ofrojnë kompromiset e nevojshme për këtë reformë me rëndësi jetike për vendin. Gjithashtu në këndvështrimin tim do të ishte një hap i mënçur në se partitë do të udhëhiqen nga ato çfarë do të thonë ekspertët dhe kryesisht ata të komisionit të Venecias”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat