Reforma në drejtësi, LSI: Të gjitha partitë të kontribuojnë në dialog

Shqipëria

Reforma në drejtësi, LSI: Të gjitha partitë të kontribuojnë në dialog

Më: 15 janar 2016 Në ora: 00:42

Lëvizja Socialiste për Integrim fton të gjitha partitë parlamentare të kontribuojnë në procesin e dialogut politik lidhur me reformën në drejtësi.

Përmes një deklarate për media, deputetja e LSI-së, Silva Caka, tha të enjten mbrëma se nesër duhet t’i hapet rrugë procesit të konsultimit të mëtejshëm me Komisionin e Venecias dhe dialogut politik në vend.

“Lëvizja Socialiste për Integrim e vlerëson shumë pozitiv faktin që nesër fillon procesi i dialogut politik mbi ndryshimet kushtetuese në kuadër të reformës në drejtësi. LSI-ja fton të gjitha partitë politike parlamentare për të kontribuar në këtë proces. Nesër duhet t’i hapim rrugë procesit të konsultimit të mëtejshëm me Komisionin e Venecias dhe dialogun politik në vend. Lëvizja Socialiste për Integrim në mënyrë pozitive dhe konstruktive do të paraqesë nesër mendimet e saj në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi në funksion të përmirësimit të draftit të propozuar nga ekspertët”, deklaroi ligjvënësja e LSI-së.

Gjatë ditës së sotme, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, priti kryeministrin Rama dhe ambasadoren e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Romana Vlahutin. Në qendër të të dy takimeve ishte reforma në drejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat