Në 11:00 mblidhet Komisioni ad-hoc, partitë prezantojnë qëndrimet për draftin

Shqipëria

Në 11:00 mblidhet Komisioni ad-hoc, partitë prezantojnë qëndrimet për draftin

Më: 15 janar 2016 Në ora: 08:44

Në orën 11:00 të ditës së sotme pritet të mblidhet Komisioni i Posaçëm për reformën në drejtësi, i cili do të diskutojë mbi draftin e ekspertëve të nivelit të lartë.

Anëtarët e komisionit do të kenë mbi tryezën e punës vetëm draftin e ekspertëve të nivelit të lartë, ndërkohë partitë politike do të paraqesin dhe qëndrimet e tyre mbi draftin.

Ndërkohë, të enjten e 14 janarit 2016, vijuan negociatat për të tejkaluar ngërçin në të cilën ka hyrë reforma në drejtësi.

Kryeministri Edi Rama u rikthye në zyrën e kryeparlamentarit Ilir Meta në një takim që nisi rreht orës 9.40, dhe që zgjati për më shumë se 1 orë e 30 minuta.

Kryeparlamentarti Ilir Meta u takua në zyrën e tij rreth mesditës edhe më Ambasadoren e BE në Tiranë, Romana Vlahutin.

Gjatë bisedës, Meta theksoi se është përgjegjësi e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, e të gjitha forcave politike që në frymën e rekomandimeve të Venecias të ndërveprojnë dhe ndërtojnë konsensusin e domosdoshëm përmes gjithëpërfshirjes me synimin e vetëm kurorëzimin me sukses të reformës në drejtësi.

Po kështu në orët e pasdites së të enjtes, kryeparlamentari Meta zhvilloi një takim me juristët e LSI. Qëndrimet e kësaj force politike për draftin në Komision do ti prezantojë sot Spartak Braho.

Edhe shefi i opozitës Basha takoi ekspertët e PD për reformën dhe krerët e partive aleate. Partia Demorkatike, do insistojë deri në momentin e fundit për konsensus ne komisionin parlamentar siç e kërkon dhe Komisioni i Venecias.

Në qoftëse përpjekja për të arritur sot dakordësinë do të dështojë, demokratët në Venecia nuk do dërgojnë draft paralel, por një letër sqaruese ku do shkruhet se drafti nuk e ka konsensusin e tyre dhe do listojnë arugmentat se perse Kryeministri po kap drejtësinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat