Reforma në Drejtësi/Halimi: Rama pengesë për arritjen e konsensusit. Propozimet e PD, në Venecia

Shqipëria

Reforma në Drejtësi/Halimi: Rama pengesë për arritjen e konsensusit. Propozimet e PD, në Venecia

Më: 15 janar 2016 Në ora: 17:13

Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama si pengesën kryesore në mos gjetjen e konsensusit mes pozitës dhe opozitës në lidhje me reformën në drejtësi. Deputeti demokrat Eduard Halimi tha se Edi Rama urdhëroi deputetët e tij të mos pranojnë kërkesën e opozitës për hartimin e një drafti të vetëm konsensual sipas Komisionit të Venecias për Reformën në Drejtësi, që të shkonim bashkë bazuar në një konsensus sipas Venecias, dhe jo të ndarë.

“Sot ishte dita kur palët politike hoqen maskat, kush ishte për Venecian dhe kush ishte kundër Venecias. Kush ishte për një konsensus sipas Venecias dhe kush ishte për kapje politike të drejtësisë me mazhorancën e pazareve.

Vendimi i sotëm i Ramës që dërgoi një draft të vetin, jo transparent, të pakonsultuar me askënd, të hartuar me urdhër politik, që injoron me arrogancë rekomandimet e Venecias, ishte dëshmi e vullnetit të keq për t’i ikur Venecias, për t’i ikur konsesusit sipas standardeve të Venecias.

Opozita tregoi edhe njëherë sot në komision, vullnetin e mirë për një reforme konsensuale bazuar në rekomandimet e Venecias, një reforme që bazohet ne standarde europiane që shmang çimentimin e kapjes politike sipas draftit të Ramës dhe që do shpjegohet pikë për pikë nga ekspertet e saj, në qëndrimin qe do i dërgojë komisionit të Venecias”, tha Halimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat