Blushi depoziton në Grupin e PS dokumentetin me shkeljet statutore: U shkelën 30 % e neneve, Rama mandate ilegjitim

Shqipëria

Blushi depoziton në Grupin e PS dokumentetin me shkeljet statutore: U shkelën 30 % e neneve, Rama mandate ilegjitim

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 16:28

Përvec raportimit të 3 ministrave, Ilir Beqaj, Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj, Grupi Parlamentar socialist është njohur edhe me një dokument të depozituar nga deputeti Ben Blushi në lidhje me shkeljet statutore në Partinë Socialiste. Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, deputeti Blushi tha se statusi i PS-së është shkelur në rreth 30 % të tij, duke renditur si shkeljet më të rënda mungesën e zgjedhjeve prej gati 5 vitesh, mosmbledhjen e strukturave, mosraportimin e financimeve dhe burimin e tyre, cënimin e parimit të transparencës dhe llogaridhënies etj.

Blushi ka vijuar me akuzat në drejtim të Kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se ka një mandate ilegjitim në krye të PS-së dhe që është jashtë cdo afati statutor.

“ Eshtë shkelur parimi i llogaridhënies. Parimi i financimit të partive. Në PS ka 4- 5- 6 vjet nuk dihet çfarë buxheti ka. Me statut ky buxhet dhe donacione duhej të vinin në kryesi, por nuk ka ndodhur”, vijoi Blushi deputeti socialist shtoi se do të ishte më aktiv në takimet me bazën e PS-së, ndërsa shtoi se ka mbështetjen edhe të deputetëve të tjerë në rradhët e partisë më të madhe në qeverisjen e vendit.

“Ky debat brenda PS në të cilën nuk jam i vetëm nuk është debat i brendshëm i partisë, por është më i gjerë. Ju bëj një pyetje: A mund të jetë Shqipëria një vend demokratik kur partitë nuk janë demokratike? A mund të ketë Shqipëria drejtësi, institucione të besueshme dhe Parlament të dekriminalizuar nëse partitë nuk janë të hapura, demokratike, nuk bëjnë zgjedhje, cënojnë të drejtat e anëtarëve të tyre, kthehen në biznes privat dhe fusin në parti për shkak të nevojes për financime të dyshimta fusin njerëz me të dyshuar kriminale çka jemi e vetmja parti që në 10 vitet e fundit që na është kërkuar të dekriminalizohemi”, tha Blushi. Në vijim ai tha se një tjetër shkelje statutore ka të bëjë me mosndarjen e mandateve, duke theksuar se gjysma e anëtarëve të Kryesisë janë ministra e sekretarë.

“Në asnjë rast nuk janë raportuar financimet dhe burimi i tyre duke shtuar dyshimet e opinionit publik dhe antarësisë për shpenzimet e PS dhe donatorëve të saj që në disa raste janë kthyer edhe në përfaqësues të PS jashtë çdo norme staturore.

Eshtë cënuar parimi i transparencës dhe llogaridhënies së detyrueshme pasi që prej vitit 2009 e në vazhdim shpenzimet dhe donacionet që ka përfituar PS nga individë apo nga kuotat anëtarësisë së saj nuk janë raportuar asnjëherë në kryesi dhe Asamble.

Po ashtu buxheti vjetor i PS nuk është miratuar në asnjë rast nga këto forume por është shpërndarë në mënyrë jotransparente në përputhje me statutin, duke i dhënë Partisë Socialiste profilin e një biznesi privat dhe jo të një bashkimi vullnetar individësh.

Përdorimi i burimeve të paligjshme për financimin e veprimtarisë së partisë ose në emër të saj dhe përdorimi për qëllime personale i burimeve materiale e financiare të partisë është i papajtueshëm me normat moral dhe organizative të PS sipas shkallës së përgjegjësisë për shkeljen e saj.

Përdorimi i burimeve yë paligjshme për financimin e veprimtarisë së partisë ose në emër të saj dhe përdorimi për qëllime personale i burimeve materiale e financiare të partisë është i papajtueshëm me normat moral dhe organizative të PS sipas shkallës së përgjegjësisë për shkeljen e saj”, thuhet ndër të tjera në dokumentin që Blushi ka depozituar në Grupin Parlamentar socialist..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat