Tre ministra raportojnë në Grupin Parlamentar socialist/Ahmetaj: Koncensionet në përputhje me programin e PS

Shqipëria

Tre ministra raportojnë në Grupin Parlamentar socialist/Ahmetaj: Koncensionet në përputhje me programin e PS

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 17:12

Për gati një orë 3 ministra të Qeverisë Rama, Arben Aghmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Ilir Beqaj, ministër i Shëndetësisë dhe Damian Gjiknuri, ministër i Energjitikës, raportuan para Grupit Parlamentar socialist në lidhje me reformat e ndërmarra në sektorët që mbulohen nga këto ministri. Në mbledhjen e shkuar të Grupit Parlamentar, deputetët kërkuan raportimin e ministrave, ndërsa sot 3 prej anëtarëve të kabinetit qeveritar kanë paraqitur në mënyrë të përmbledhur reformat e ndërmarra në prani edhe të Kryeministrit Edi Rama.

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar socialist, ministri i Zhvillimit Ekonomik, tha për mediat se u fol për partneritetin publik-privat por edhe për rritjen pozitive të ekonomisë e konfirmuar edhe nga S&P. Ahmetaj tha se koncesionet nuk dalin nga programit të PS. “Bëmë një parashtrim të të gjithë reformave të qeverisë dhe jo ministrive specifike. U fol për partneritetin publik privat, për atë që kemi bërë dhe që do të bëjmë në favor të qytetarëve. U fol për tendencën positive të ekonomisë shqiptare, e konformuar edhe nga S&P, i vlerësimit pozitiv nga B në B+.Është e disata herë kur ne ndajmë me grupin parlamentar pritshmërinë për ekonominë dhe parapërgatisëm grupin për reformat që do marrim në vitin 2016 e në vazhdim. Ndonjë deputet edhe mund të ketë pasur paqërtësi, por grupi është i qartë. Të gjitha koncesionet nuk dalin asnjë fije jashtë programit të PS kur ne kemi qenë në opozitë. Ne i referohemi partneritetit publik privat si një nga instrumentet për të ofruar më shumë shërbime”, tha Ahmetaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat