Blushi: Bëjmë ligje dhe si zbatojmë, kjo ndodhi me dekriminalizimin! Kjo do ndodhë me Byronë dhe reformën në drejtësi

Shqipëria

Blushi: Bëjmë ligje dhe si zbatojmë, kjo ndodhi me dekriminalizimin! Kjo do ndodhë me Byronë dhe reformën në drejtësi

Nga: Gjergj Koja Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 15:39

Deputeti socialist Ben Blushi i është kthyer kritikave në drejtim të Qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama gjatë debatit mbi Byronë Kombëtare të Hetimit. Blushi tha se ligji i dekriminalizimit nuk po gjen zbatim, ndërsa ironizoi se vendet e shumta të punës të hapura janë më shumë se numri i qytetarëve.

“Bëjmë ligji dhe s’i zbatojmë, bëjmë pakte se si mos ndëshkohemi reciprokisht, kjo që po ndodh me ligjin e dekriminializimit, ka për të ndodhur edhe me reformën në drejtësi dhe Byronë e Hetimit, ligj pati por dekriminalizim s’do ketë, reformë ka por drejtësi s’do ketë, hetim ka pasur e do ketë, por për politikanët as ka e as do ketë.

Shqiptarët janë të bindur se po shkojmë në një konsensues për të mos zbatuar asnjë nga ligjet që miratojmë. Shqiptarët ndoshta s’e dinë çfarë është Byroja Kombëtare e Hetimit, por e dinë se cfarë nuk duhet të jenë këto: Jo pakt mes të korruptuarve të të dy palëve tona, s’duhet të jetë një vizë për të hyrë në ambasadën e SHBA, dhe pengesë për të hetuar korrupsionin në Shqipëri”, tha Blushi.

Në vijim ai shtoi se Qeveria nuk ndalon dot njerëz me pushtet të grabisin prona publike me pistoletë, nuk ndalon dot që deficiti për buxhetin e shtetit të jetë 200 a 300 milion euro, s’ndalon dot një deptuet me kontrabandistë në makinë, s’ndalon dot që në fletoren zyrtare të mos botohen 220 akte ligjore e nënligjore me pretendimin se s’ka kohë apo letër në disa raste, kjo ndodh se s’ka drejtësi.

“Kryeministri pretendon se hap vende pune, por më habit ajo që pashë dy ditët e fundit, qeveria e kryeministri i bërtiste shqiptarëve pse s’punojnë se ka më shumë vende pune, e u thoshte se harxhojnë kohën në bizhoz e kafe, ka shumë qeveri në botë që qahen se nuk hapin dot vende pune.

Por një qeveri që thotë se ka më shumë vende pune se qytetarë, më habiti shumë, në Korçë është një fabrike që kërkon kasap, por në Korcë ka më shumë juristë se kasapë dhe fabrika nuk po punon dot. Kam një sugjerin, që fabrika mos shkojë në faliment të presi miratimin e ligjit për dekriminalizimin, se do gjejnë më shumë kasapë se bagëti që kanë nevojë për tu therur”, theksoi Blushi, duke ironizuar në këtë mënyrë deklarimet e një dite më parë të Kreut të Qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat