Vizita e Kerry, dyqanet në rrugën e Durrësit ulin qepenat, Tirana pothuajse e boshatisur. Rrugët kryesore zbukurohen me flamuj amerikane dhe shqiptarë (Foto)

Shqipëria

Vizita e Kerry, dyqanet në rrugën e Durrësit ulin qepenat, Tirana pothuajse e boshatisur. Rrugët kryesore zbukurohen me flamuj amerikane dhe shqiptarë (Foto)

Nga: Gjergj Koja Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 10:38

Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit Xhon Kerry në Tiranë po shoqërohet me masa të larta sigurie. Veç angazhimit në terren të disa qindra forcave policore, përfshi këtu edhe efektivët e reparteve speciale dhe Gardës së Republikës, një nga masat e marra ishte edhe mbyllja e bizneseve që operojnë në rrugën e Durrësit, aksi rrugor ku ka kaluar eskorta e Sekretarit amerikan të Shtetit.

Ndërkohë të gjitha akset rrugore ku ka kaluar zyrtari i lartë amerikan janë zbukuruar me flamuj shqiptarë dhe amerikanë, ndërsa pothuajse çdo 50 metra ndodhen efektivë të Policisë së Shtetit.

Ajo që vihet re është se qytetarët kanë shmangur pothuajse të gjitha kaset e bllokuara nga policia në kuadër të masave të sigurisë, duke krijuar kështu një boshatisje të zonave që në ditët e zakonshme përballojnë fluksin më të madh të lëvizjeve qoftë të automjeteve ashtu edhe të këmbësorëve.

Prej më shumë se 1 orë qielli i Tiranës po monitorohet nga ajri me helikopterë të ushtrisë, ndërsa efektivë të gardës dhe reparteve special janë vendosur në pikat më të larta të kryqytetit. Sekretari amerikan i Shtetit mbërriti në aeroportin Nënë Tereza në Tiranë rreth orës 9:50, ndërsa u prit në një ceremoni zyrtare nga Presidenti Bujar Nishani dhe ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat