Basha: Arsimtarët sot nën presion

Shqipëria

Basha: Arsimtarët sot nën presion

Më: 7 mars 2016 Në ora: 13:13

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me mësuesit në ditën e tyre. Ai shprehu vlerësimin për sakrificën e arsimtarëve që edukojnë brezat.

Basha tha se qeveria e shpreh vlerësimin për ta nëpërmjet investimeve në arsim si dhe pagave të tyre. Gjithashtu, ai akuzoi qeverinë se i ka vendosur mësuesit në të gjithë Shqipërinë në presion.

“7 marsi sjell tek secili prej nesh, nxënësin e klasës së parë. Kujtimet e paharrueshme të hapit të parë, të ballafaqimit me dijen dhe mbartësit e saj, mësuesit. Para se të jemi politikanë, vendimmarrës, çdo shqiptar duhet të jetë nxënësi mirënjohës ndaj një armate të tërë mësuesish që kanë shkrirë jetën e tyre në kushte të vështira për të investuar tek brezat. Si e trajton një qeverisje mësuesit dhe mësuesinë nuk varet nga dokrrat dhe fjalimet e bukura por nga aktet”, theksoi Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat