Zv.ministri i Brendshëm: Në kufirin shqiptar nuk ka flukse refugjatësh

Shqipëria

Zv.ministri i Brendshëm: Në kufirin shqiptar nuk ka flukse refugjatësh

Më: 7 mars 2016 Në ora: 16:24

Në kufirin shqiptar nuk ka fluks refugjatësh që vijnë nga lindja me qëllim për të hyrë në territorin shqiptar. Kështu u shpreh zv.ministri i Brendshëm Ilir Marko, gjatë një raportimi në Komisionin e Politikës së Jashtme. Marko ka pohuar se Shqipëria ende nuk ka marrë një vendim nëse do të jetë ose jo vend transit për emigrantët pasi kjo varet edhe nga bashkëpunimi me BE.

“Nuk kemi flukse si ajo që po shofim në rajon, në Greqi apo Maqedoni dhe kufijtë tanë janë në rregull. Brenda dy muajsh janë diku te 50-60 persona që mund të kenë ardhur, të cilat janë rikthyer për mospasje dokumentacioni. Disa nga Mali disa nga Pakistani të cilat nuk kanë lidhje fare me zonat e konfliktit. Përsa i përket vendimit të refugjatëve çka thotë Corriere Della Sera, besoj se është një vendim politik që qeveria duhet ta shohi”, tha ai.

Komisioni i Jashtëm ka miratuar protokollin për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Këshillit të Evropës për Parandalimin e Terrorizmit që synon forcim të përpjekjeve për të parandaluar dhe shkatërruar terrorizmin në të gjitha format e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat